ÇARÇANI ADIL


ÇARÇANI ADIL
✤ Një nga udhëheqësit e shquar të Partisë dhe të shtetit, anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH nga Kongresi IV (1961), Kryetar i Këshillit të Ministrave të RPSSH (1982). Lindi më 5.5.1922 në fshatin Fushë-Bardhë të rrethit të Gjirokastrës. Që në moshë të re përqafoi idetë komuniste. Anëtar i PKSH më 1942. Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, u dallua si kuadër politik e ushtarak i aftë dhe trim në detyrat e ngarkuara si zëvendëskomisar politik batalioni (1943), më pas zëvendëskomisar politik i Brigadës VII S (1944) dhe komisar politik i Divizionit IV S.

Pas Çlirimit u ngarkua me detyra e përgjegjësi të larta në organet udhëheqëse të Partisë dhe të shtetit. U zgjodh sekretar politik i komitetit qarkor të PKSH të ish-qarkut të Durrësit (1945) dhe ish-qarkut të Shkodrës (1946), ku punoi me të gjitha forcat për forcimin organizativ dhe kalitjen ideologjike të organizatave të Partisë. Kongresi III i PPSH e zgjodhi anëtar të KQ dhe kandidat të Byrosë Politike. U caktua ministër i minierave dhe gjeologjisë (1959-1965) dhe zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave të RPSSH (1965-1982).

Në detyrat e funksionet shumë të rëndësishme që i ka ngarkuar Partia ka punuar e punon me ndërgjegje të lartë e besnikëri për zbatimin dhe mbrojtjen e vijës së Partisë dhe vendimeve të saj, ka dhënë e jep një ndihmesë të madhe për forcimin e pushtetit popullor, për zhvillimin e gjithanshëm të ekonomisë e të kulturës socialiste dhe për fuqizimin e mbrojtjes së Atdheut. Ndihmesa e tij ka qenë veçanërisht e frytshme në zhvillimin e industrisë së rëndë e të bujqësisë, për rritjen e efektivitetit dhe përsosjen e më- s.shme të metoaës së drejtimit të të gjitha -.sTkave të aparatit shtetëror. Ka luftuar kuri:~£rë me vendosmëri për mbrojtjen e vijës marfcsiste-leniniste të Partisë kundër imperializmit. revizionizmit modern dhe gjithë armiqve të hcendshëm e të jashtëm. Deputet në Kuvendin Popullor që nga legjis:ora e dytë (1950).

(S.V.—M.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çarçani Adil


[cite]