ÇARSHOVA


ÇARSHOVA
✤ Fshat në rrechin e Përmetit (JL), na bregun e djathtë të luginës së Vjosës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Biovizhdë, Draçovë, Iliar-Munushtir, Kanikol, PëEumbar, Strëmbec, Vllaho-Psillotera, Zhepë, popullsia gjithsej 2636. Ç. është vendbanim i vjetër, përmendet në burimet e shkruara qysh ‘në shek. XV. Këshilli NÇ u ngrit më 1942 dhe po këtë vit u çlirua. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Është qendër e kooperativës së bashkuar me emrin «Roja e kufirit». Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe të frutave. Ç. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çarshova


[cite]