ÇERMA
✤ Fshat në rrethin e Lushnjës (V). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Çermë e Sipërme, Çermë-Proshkë, Çermë-Shkumbin, Çerhië e Vogël dhe Sulzotaj, popullsia gjithsej 4736. Këshilli NÇ u ngrit më 1944. U çlirua më 21 tetor’ 1944. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1958. Është qendër e koop. së bashkuar e ngritur më 1963. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithit e të bimëve industriale. Më 1983 kooperativistët e Ç., nismëtarë të rendimenteve të larta morën 52,1 kv grurë për ha në të gjithë sipërfaqen, nga 43 kv. që ishte plani. Fshati ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, shtëpi lindjeje, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal. ,
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Çerma
[cite]