ÇETA PARTIZANE E SKRAPARIT


ÇETA PARTIZANE E SKRAPARIT
✤ U krijua më në Kulmak të Tomorit nga fshatarë vendas e nga komunistë të dërguar nga Partia për të punuar në këtë zonë. Ndër luftimet e para të çetës ishte sulmi kundër 60 milicëve fashistë në fshatin Mëlovë të Tomorrieës, më 31.8.1942, në të cilin morën pjesë dhe shumë fshatarë vullnetarë. Kompania e milicisë u shpartallua dhe u dorëzua, pastaj u sulmuan fashistët në fshatrat Gradec e Radësh, ku ata pësuan dëme të mëdha. Më 3-5 shtator 1942, Ç.P. e S. së bashku me fshatarë të armatosurë sulmoi e çliroi qytezën e e Çorovodës duke zënë robër 17 karabinierë (shih: Aksioni për çlirimin e Çorovodës). Ky aksion me rëndësi të madhe politike pati jehonë në të gjithë krahinën, ndikoi për zgjerimin e Lëvizjes NÇ edhe në qarkun e Beratit. Një nga veprimet më të rëndësishme të Ç.P. të S. ishte goditja e garnizonit ushtarak italian të Përmetit, më 27.11.1942, në bashkëpunim me Çetën Partizane të Kolonfës (shih). Kjo ishte goditja e parë kundër një garnizoni armik në qytet. Duke gdhirë 28 dhjetori, në bashkëveprim me Çetën e Kolonjës, sulmoi postëkomandën e Barmashit dhe zuri robër 20 karabinierë e milicë fashistë. Në aershor 1943 Ç.P. e S.
(M.Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çeta Partizane E Skraparit


[cite]