ÇETAT PARTIZANE
✤ Formacione partizane të fazës së parë të Luftës ANÇ. U krijuan me direktivë të KQ të Përkohshëm të PKSH, në mars 1942, me qëllim që të kryheshin veprime luftarake më të fuqishme dhe në shkallë më të gjerë kundër pushtuesit fashist. Lufta me çeta kundër pushtuesve të huaj ishte traditë e lashtë e popullit shqiptar. PKSH i dha luftës së Ç.P. një përmbajtje të re thellësisht popullore, revolucionare. E para Ç.P. e krijuar në gusht 1941 ishte Çeta Partizane e Pezës (shih). Ngritja e çetave mori hov në verën e 1942 dhe sidomos pas Konferencës së Pezës (shih). Në fund të v.1942 dhe në fillim të v.1943 vepronin në krahina të ndryshme të vendit mbi 30 çeta partizane, me afro 2000 partizanë.
Ç.P. u organizuan nga komitetet qarkore të PKSH, ato dërguan në çeta anëtarë partie, të rinj komunistë dhe simpatizantë të sprovuar në veprimtarinë ilegale dhe në luftën e njësiteve guerile (shih). Këta përbënin bërthamën e çetës. Në përbërjen e saj mund të merrnin pjesë të gjithë patriotët që dëshironin të luftonin me armë kundër pushtuesve. Fshati u bë baza dhe burimi kryesor i Ç.P. Përveç fshatarëve që bënin shumicën, në to erdhën punëtorë, zejtarë, nxënës të shkollave, mësues etj., ndërmjet tyre kishte dhe mjaft shoqe. Të gjithë iuftëtarët e Ç.P. ishin vullnetarë.
Ç.P. kishin efektiv prej 20-60 vetash, drejtoheshin nga komandanti dhe komisari politik, të cilët përgjigjeshin për edukimin e përgatitjen politike e ushtarake dhe drejtimin luftarak të tyre. Deri në formimin e shtabeve të qarqeve (shih), drejtimi i përgjithshëm i Ç.P. bëhej nga komitetet qarkore të PKSH. Armët i sillnin vetë vullnetarët partizanë ose ia rrëmbenin armikut në luftime. Në çdo Ç.P. formohej celula e Partisë, ngrihej edhe aktivi i rinisë komuniste. Partia u ngarkoi Ç.P. të kryenin aksione lufrarake kundër pushtuesve dhe tradhtarëve; t’i edukonin partizanët e t’i ngrinin nga ana politike, arsimore e kulturore; të propagandonin vijën e Partisë në masat fshatare; të mobilizonin popullin në hiftën çlirimtare. Në zonat e çliruara ato mbronin pushtetin e ri të këshillave NÇ, bashkëpunonin me to për mbajtjen e rregullit e qetësisë, ndihrT:onin popullin për nevojat e tij, pajtonin gjaqet etj.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Çetat Partizane