ÇIFTI I PARË I NERVAVE TË KOKËS
Është i formuar nga një numër i madh fijesh nervore të holla, që nuk janë gjë tjetër veçse zgjatime të qelizave nervore të nuhatjes, që ndodhen në mukozën e hundës.
Çifti i nervave të nuhatjes lidh receptorët e nuhatjes me zonën përkatëse të trurit. Të gjitha ngacmimet që shkaktohen nga aromat e ndryshme, nervat e nuhatjes i transmetojnë menjëherë në tru.
Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "ÇIFTI I PARË I NERVAVE TË KOKËS," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/%c3%a7ifti-i-par%c3%ab-i-nervave-t%c3%ab-kok%c3%abs.