ÇIFTI I TRETË

Është i formuar vetëm nga fije nervore lëvizorë (motore). Të dyja degët e këtij çifti nervor dalin nga truri dhe pasi hyjnë në orbitë, mbaresat e tyre lidhen me muskujt që lëvizin globin e syrit.

Nervi lëvizor i syrit kontrollon pesë muskuj që përgjigjen për lëvizjen e globit të syrit. Kur duam të kalojmë një rrugë, në të cilën kalojnë automjete, ne shikojmë nga e majta dhe nga e djathta. Kjo ndodh për shkak se truri me anën e çiftit të tretë dërgon urdhrin që sytë të lëvizin në të djathtë e në të majtë, për të kontrolluar rrugën e për të na informuar për çdo rrezik të mundshëm. Në çiftin e tretë të nervave të kokës bën pjesë edhe një fije nervore që hyn në sistemin nervor të quajtur parasimpatik. Kjo fije nervore lidh pjesën përkatëse të trurit me beben e syrit dhe e bën atë të lëvizë, të hapet më shumë ose më pak, në mënyrë automatike, në përputhje me intensitetin e ndriçimit.

Trupi — Ynë

[cite]