11 SHTATORI
✤ Dita e novatorëve dhe e racionalizatorëve. Ditë e shënuar që festohet çdo vit për nder të novatorëve dhe racionalizatorëve të klasës punëtore, të fshatarësisë kooperativiste dhe të inteligjencies popullore, që me mendimin dhe veprimtarinë e tyre krijuese çojnë përpara prodhimin socialist. Ajo zë fill më 11 shtator 1951, datë në të cilën u miratua një vendim i posaçëm i Këshillit të Ministrave të RPSH që përçaktonte parimet e kriteret e organizimit të lëvizjes së novatorëve e racionalizatorëve si edhe detyrat e organeve shtetërore dhe ekonomike për ta përkrahur e mbështetur fuqimisht atë.
(M.Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – 11 Shtatori
[cite]