25 GUSHTI


25 GUSHTI
✤ Dita e shtypit popullor. Ditë e shënuar në jetën e Partisë dhe të popullit tonë. Më 25 gusht 1942 u botua për herë të parë, nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të shokut Enver Hoxha, gazeta «Zëri i popullit» (shih), organ i KQ të PKSH (sot PPSH). Kjo ditë festohet në RPSSH si Dita e Shtypit Popullor. Për herë të parë kjo ditë u festua më 1949.

(Th. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – 25 Gushti


[cite]