29 NËNTORI


29 NËNTORI
✤ Dita e Çlirimit të Atdheut dhe e fitores së revolucionit popullor. Ngjarja më e madhe në histormë e popullit e të Atdheut tonë, që shënon një kthesë rrënjësore në jetën e tyre. Më 29 nëntor 1944, UNÇ çliroi qytetin e Shkodrës dhe njëkohësisht gjithë territorin e atdheut nga pushtuesit nazistë. U kurorëzuan me fitore të plotë Lufta ANÇ dhe revolucioni popullor: Atdheu u çlirua një herë e përgjithmonë nga pushtuesit e huaj, u përmbysën nga pushteti feudalët e borgjezia vendëse, iu mbyllën dyert çdo depërtimi dhe ndërhyrjeje të fuqive imperialiste në punët e popullit dhe të shtetit të ri shqiptar. Populli shqiptar, nën udhëheqjen e PKSH (sot PPSH) u bë zot i fateve të veta, siguroi lirinë e plotë e të vërtetë, pavarësinë dhe sovranitetin kombëtar, u vu me vendosmëri në rrugën e ndërtimit të shoqërisë socialiste. Është festë zyrtare dhe kremtohet çdo vit anembanë vendit me mitingje e manifestime popullore; në çdo pesë vjet, si rregull, në Tiranë organizohet edhe parada ushtarake. (shih).

(R. G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – 29 Nëntori


[cite]