8 MARSI
✤ Dita Ndërkombëtare e Grave. Në virin 1910 u mblodhën në Kopenhagë të Danimarkësf nën kryesinë e Klara Cetkinit, 100 gra socialiste, përfaqësuese të një numri vendesh evropiane e të SHBA. Në këtë mbledhje u vendos të përkujrohej çdo vit 8 Marsi si Dita Ndërkombëtare e Grave, si një festë me karakter politik. Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857 kur rrobalarëset e Nju-Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre e fëmijëve të tyre në punë. Ndër kërkesat e tyre ishin: 10-orëshi në punë, kushte me,të mira pune e pagë të barabartë me burrat.

Në Shqipëri për herë të parë 8 Marsi u festua në vitin 1942, në grupe të vogla grash, në kushtet e vështira të ilegalitetit. Në vitet e pushtetit pppullor kjo ditë u kthye në një festë të madhe ;o vetëm për gratë, por për të gjithë popullin mnë.

(L. Le.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – 8 Marsi


[cite]