E DREJTA KANONIKE


E DREJTA KANONIKE
✤ (E drejta kishtare) Tërësia e ligjeve, vendimeve e rregullave të vendosura nga kisha, që rregullonin marrëdhëniet shoqërore në fushën e besimit e në fusha të tjera’ të jetës shoqërore (penale, civile etj.). Ka pasur si burime kryesore kanonet vendimet e koncileve (kuvendeve klerikale) ose sinodeve (organe kolegjiale të kishës me kompetenea fetare e gjyqësoVe), vendimet e papëve të Romës, të patrikëve të kishës bizantine e të organeve të tjera të larta kishtare. Normat e saj vlenin për të gjithë të krishterët e tokave shqiptare. E D.K. në Shqipëri si dhe gjykatat fetare që e zbatonin, kanë vepruar deri në daljen e kodeve të reja të shtetit shqiptar në vitet 1928 e 1929. (Shih edhe E drejta në Shtetin e Pavarur Shqiptar).

(Xh.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – E Drejta Kanonike


[cite]