E DREJTA KOOPERATIVISTE


E DREJTA KOOPERATIVISTE
✤ 1. Degë e së drejtës të RPSSH që rregullon marrëdhëniet e organizimit e të veprimtarisë së kooperativave bujqësore, drejtimin shtetëror të tyre në përputhje me demokracinë e brendshme kooperativiste, si dhe marrëdhëniet e kooperativës me anëtarët e saj. E D.K. lindi me fillimin e kolektivizimit të ekonomive të vogla dhe me krijimin e kooperativave bujqësore si ekonomi kolektive socialiste. E D.K. njeh dy metoda rregullimi juridik: metodën urdhëruese (imperative) me anën e së cilës shteti, në mënyrë të centralizuar, rregullon marrëdhëniet kooperativiste të rëndësishme, dhe metodën rekomanduese, si metodë kryesore për rregullimin e marrëdhënieve të brendshme të kooperativës bujqësore. Burimet e së D.K. janë Kushtetuta e RPSSH, ligjet, dekretet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, vendimet dhe urdhëresat e Këshillit të Ministrave. Burimi kryesor i së D.K. është Statuti i Kooperativave Bujqësore (shih) dhe statuti bazë për kooperativat e tipit të lartë (1971). 2. Degë e shkencës juridike që studion normat e së drejtës kooperativiste dhe marrëdhëniet juridike në kooperativat bujqësore.

(P.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – E Drejta Kooperativiste


[cite]