E DREJTA FAMILJARE


E DREJTA FAMILJARE
✤ 1. Degë e së drejtës të RPSSH, e cila rregullon marrëdhëniet që lindin në familje ndërmjet personave të lidhur midis tyre me martesë, gjini ose birësim. Ajo synon ta vërë familjen mbi baza sa më të shëndosha, ta mbrojë e ta forcojë më tej, të sigurojë zbatimin e plotë të barazisë ndërmjej* bashkëshortëve, ndërmjet këtyre dhe anëtarëve të tjerë të familjes, të luftojë shfaqjet e huaja në marrëdhëniet martesore-f amiljare.

Burimi kryesor i së D.F. janë Kushtetuta e RPSSH, ku gjejnë shprehje parimet themelore të familjes socialiste, Kodi i familjes i miratuar më 24.6.1982 dhe ligjet e dekretet me ,të cilat vihen norma për rregullimin e marrëdhënieve familjare.

2. Normat e së D.F. studiohen nga shkenca e së drejtës familjare.

(K.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – E Drejta Familjare


[cite]