EKSPOZITA KOMBËTARE E KULTURËS POPULLORE


EKSPOZITA KOMBËTARE E KULTURËS POPULLORE
✤ U hap në tetor 1981 në një varg mjedisesh në rrugën muzeale «Enver Hoxha» të Shkodrës. Në Festivalin Kombëtar të Kulturës Materiale e Popullore u paraqitën rreth 16.000 sende të artit dhe të zejtarisë popullore që nga e kaluara deri më sot. Pjesa kryesore e tyre u vendos në këtë ekspozitë e ndarë sipas degëve të punimeve: të gdhendjes së drurit, të gurit, të punimit të hekurit, të metaleve me ngjyra, të poçerisë dhe të tekstileve. Ka për qëllim paraqitjen dhe njohjen e vlerave të kulturës materiale e të zejeve popullore për t’i shërbyer prodhimit të sotëm, të mbështetur në traditat kombëtare, duke i çuar ato më tej.

(Xh.C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ekspozita Kombëtare E Kulturës Popullore


[cite]