ELEKTROMETRIA


ELEKTROMETRIA
✤ Degë e gjeofizikës që studion përhapjen e fushave elektrike dhe elektromagnetike natyrore ose të rrymave elektrike, që dërgohen në Tokë nga burime të ndryshme të energjisë eTektrike. Studimi i përhapjes së këtyre fushave lejon të njihen vetitë elektrike të mineraleve e shkëmbinjve si dhe proceset elektrokimike, që zhvillohen gjatë rrjedhjes së rrymës elektrike nëpër to. Me anën e këtij informacioni zgjidhen detyra gjeologjike për kërkimin e vendburimeve të mineraleve të dobishme dhe të hartografimit gjeologjik. Studimet elektrometrike kryhen në Shqipëri me shumë metoda. Sondimet dhe profilimet elektrike të rrymës së vazhduar përdoren për kërkimin dhe përgatitjen për shpim të strukturave të përshtatshme për grumbullimin e naftës dhe të gazit, për të zgjidhur detyra të hartografimit gjeologjik në sterë dhe në shelfin detar, për kërkimin e trupave xeherorë të bakrit, të boksitit, të shkrifërimeve, në kërkimet hidrogjeologjdke, në studimet gjeologo-inxhinierike dhe në arkeologji. Metoda kryesore për kërkimin e xeherorëve të bakrit është ajo e polarizimit të provokuar, e cila përdoret edhe për kërkimin e xeherorëve të kromit, të boksitit etj. Metoda e fushës elektrike natyrore përdoret për kërkimin e trupave xeherorë të bakrit, për kërkimin e drejtpërdrejtë të shtratimeve të naftës, për studimin e filtrim.it të ujërave nëntokësore në ujëmbledhësit etj. Në ndërmarrjet gjeofizike dhe hë uzina të vendit tonë ndërtohen aparatura të ndryshme elektrometrike.

(L.Lu.—A.F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Elektrometria


[cite]