DETI I KUQ

(deti)

Është një det si gjithë të tjerët, që shtrihet midis bregut lindor të Afrikës dhe Gadishullit Arabik. Ky det e ka marrë emrin «i kuq» për shkak të disa algave të vogla që jetojnë në sipërfaqe të tij dhe i japin ujit një ngjyrë si të kuqërreme. Deti i Kuq është një nga detet më të nxehta të botës. Në të jetojnë kafshë e bimë të shumëllojshme, por më interesantet janë algat e vogla me ngjyrë portokalli në të kuqërremtë, që i kanë dhënë emrin vetë detit. Uji i Detit të Kuq është i kaltër si uji i të gjitha deteve të tjera dhe vetëm vende-vende hasen breza me alge të tilla që i japin ujit ngjyrën karakteristike. Mendohet se ky det është formuar nga fundosja e një pjese të kores tokësore për shkak të largimit të Arabisë nga Afrika. Kjo ka ngjarë në të kaluarën e largët, por edhe sot kjo zonë nuk është e qetë; aty ndodhin tërmete të shpeshta, që flasin për një aktivitet të vazhdueshëm sizmik të kësaj pjese të kores tokësore.

Qielli – Deti – Toka

[cite]