PLANKTONI

(deti)

Në ujërat e deteve, bile dhe në ujërat e ëmbla jetojnë dhe shumëzohen bimë dhe kafshë të vogla që formojnë planktonin. Ato janë aq të shumta sa shërbejnë si ushqim për një numër shumë të madh peshqish të çdo lloji, duke përfshirë këtu edhe balenat. Planktoni është ushqimi bazë i kafshëve të ujërave. Një litër ujë deti mund të përmbajë disa qindra milionë qenie të vogla si algat dhe molusqet. Disa nga këto alge riprodhohen duke u ndarë më dysh. Secila pjesë riprodhohet shumë shpejt në të njëjtën mënyrë. Në qoftë se këto alga nuk do të gëlltiteshin në sasi të mëdha nga peshqit e ndryshëm, vetëm njëra prej tyre, brenda dhjetë ditëve, do të krijonte një familje aq të madhe algash, që do të mjaftonte për të mbuluar të gjithë rruzullin tokësor. Planktoni ushqen peshqit dhe nëpërmjet tyre — njerëzit.

Qielli – Deti – Toka

[cite]