Toka rrotullohet rreth vetes së saj si një rrotë rreth boshtit të vet. Pikat veri dhe jug të boshtit të përfytyruar të Tokës janë polet e saj. Në polet bën shumë ftohtë. Poli Verior dhe ai Jugor janë pikat më të largëta nga ekuatori, prandaj atje bën shumë ftohtë. Në qoftë se boshti i Tokës nuk do të ishte i pjerrët, në polet do të ishte gjithmonë ditë. Për shkak të kësaj pjerrësie në njërin nga polet bën gjashtë muaj ditë, ndërkohë që në tjetrin sundon errësira për një kohë po kaq të gjatë. Njeriu i parë që arriti në Polin Verior ishte Piri në vitin 1909. Në vitin 1911, norvegjezi Amundsen arriti në Polin Jugor.
[cite]