VULLKANI

(toka)

Vullkani është një mal prej gurësh dhe hiri, i formuar nga lavat që shpërthejnë si një lëng i zjarrtë nga thellësia e Tokës ose nga fundi i detit Këto lava, duke u ftohur, ngurtësohen njëra mbi tjetrën. Romakët e vjetër quanin vullkan perëndinë e zjarrit. Nga kjo kanë marrë emrin vullkanet, të cilat shërbejnë si valvula sigurimi për bërthamën e zjarrtë të Tokës. Në krateret e vullkaneve që nuk veprojnë më, formohen shpesh liqene të mrekullueshme. Kur vullkani rizgjohet ose riaktivizohet, maja e konit të tij shpërthen duke hedhur lavë, hi, tym, avuj uji dhe gaze të zjarrta. Disa vullkane që shpërthejnë në fund të deteve, formojnë ishuj. Shpërthimet vullkanike shpesh shkaktojnë fatkeqësi të mëdha. Në vitin 1902, vullkani Pelë në ishullin Martinikë shkaktoi 40.000 të vdekur.

Qielli – Deti – Toka

[cite]