AEROPLANMBAJTESJA

(deti)

Aeroplanmbajtësja është një anije e madhe që mban dhe transporton një numër aeroplanësh. Në kuvertën e kësaj anijeje ndërtohet një pistë e madhe për ngritjen dhe uljen e aeroplanëve. Aeroplanmbajtësja është një anije lufte, që ka një kuvertë të lartë shumë të gjerë, e cila shërben për ngritjen dhe uljen e aeroplanëve. Në përgjithësi këta janë të pajisur me krahë të përkulshëm, që në rast nevoje të mund të hyjnë në kuvertat e poshtme të aeroplanmbajtëses. Për të ndihmuar frenimin e aeroplanëve gjatë uljes, në kuvertë vendoset një litar elastik ku kapet gremçi i aeroplanit. Kulla e komandës ndodhet anash anijes, për të mos penguar lëvizjen e aeroplanëve.

Qielli – Deti – Toka

[cite]