Trapi është një shtrat lundrues prej dërrasash ose prej trarësh, që shërben për kalimin e lumenjve kur mungon ura. Sot trapet kanë pësuar shumë ndryshime. Trape quhen edhe anijet e ndërtuara posaçërisht për transportimin e shpejtë detar të automobilave dhe të udhëtarëve nëpër det ose nëpër lumë. Një lumë mund të kalohet edhe me trap, në mungesë të urës. Për largësi më të mëdha nevojiten anije të vërteta. Me anë të anijeve të posaçme transportohen edhe automobila, njëlloj si me trap. Shoferët i fusin vetë automobilat e tyre në trap, njësoj siç do të vepronin për t’i futur në garazh. Kur arrijnë në vendin e caktuar, zbresin nga trapi me gjithë makinë dhe vazhdojnë rrugën. Shpesh në këto lloje anijesh ngarkohen edhe vagonë treni ose autobusë, me gjithë udhëtarët, të cilët rrinë ulur në vendet e tyre.
[cite]