FABRIKA E PËLHURAVE SHKODËR


FABRIKA E PËLHURAVE SHKODËR
✤ Një ncër fabrikat e para të industrisë tekstile të vendfa. ndërmarrje «Hero i Punës Socialiste». U ngrii më 1947 nga shtetëzimi i dy punishteve të ngritura në vitet 30. Vitet e para fabrika, në të cilës shumicën e përbënin gratë dhe vajzat, prodhonte vetëm beze dhe peshqirë të thjeshtë. Më 1971 u ndërtua fabrika e re e mëndafshit, u ngrit reparti i peshqirëve me thurje zhakard, ndërsa më 1973 reparti i punimit të leshit me vegjë, mandej i fillit akrilik dhe më 1977 fabrika e trikotazheve të brendshme. Sot F.P.SH. prodhon edhe tekstile të pambukta të stampuara, tekstile me fill mëndafshi natyror e artificial, peshqirë, trikotazhe etj. Prodhimet plotësojnë nevojat e vendit dhe eksportohet 85% e prodhimit të peshqirëve, 80% e shamive të stampuara eij. Gjatë pesëvjeçarit të shtatë rritet më tej prodhimi duke shfrytëzuar aftësitë prodhuese, si edhe me ngritjen e disa reparteve të reja,

(M.Kt.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fabrika E Pëlhurave Shkodër


[cite]