FAMILJA
✤ Grup i vogël personash, të cilët me anë të martesës, gjinisë ose birësimit, janë të lidhur midis tyre me marrëdhënie psikologjike morale e juridike dhe jetojnë në një ekonomi të përbashkët. F. si dukuri shoqërore ka karakter historik, ndryshon gjatë zhvillimit të shoqërisë. Ndryshimet në bazën ekonomike të shoqërisë, në rendin politik, në jetën shpirtërore etj. sjellin ndryshime edhe në përbërjen e F. e funksionet e saj.

Në të kaluarën në Shqipëri ka pasur tipa të rdryshëm të F. që nga F. patriarkale e deri në F. feudale, borgjeze, mikroborgjeze, fshatare, e punëtore etj. me zakone tradicionale krahinore e lokale. Forma sunduese ishte F. patriarkale dhe fshatare. Burri ishte kreu i F., kishte pabarazi të thellë midis burrit e gruas, marrëdhënie të shtypjes e të shfrytëzimit të burrit ndaj gruas, të prindërve ndaj fëmijëve, të përligjur edhe nga zakone e ‘tradita prapanike. Veçoritë e ndryshme të zhvillimit ekonomik e shoqëror të krahinave ndikonin edhe në F. fshatare shqiptare. Në disa vise të Shqipërisë ku vepronte e drejta kanunore ose mbeturina të theksuara patriarkale, si në krahinat:

Mbishkodër, Dukagjin, Pukë, Mirditë,

Malësi të Gjakovës, Kukës, Mat, Malësi të Tiranës, Çermenikë dhe në disa zona malore të Labërisë, të Toskërisë dhe në disa zona fushore ;i në Zadrimë e Myzeqe, krahas F. me pak pjesëtarë ka ekzistuar edhe F. e zgjeruar me shumë njerëz. Njihen raste me 100 anëtarë (në Gojan) me 95 anëtarë (në Theth) etj. Në përgjithësi F. shqiptare ka qenë vatër e edukimit patriotik dhe ruajtëse e traditave më të mira të popullit. Me zhvillimin e marrëdhënieve kapitaliste në Shqipëri u dukën edhe tiparet e familjes borgjeze, që ka në plan të parë interesin e ngushtë maierial edhe në marrëdhëniet midis prindërve e fëmijëve dhe e mban gruan në një pozitë të nënshtruar.

Pas fitores së revolucionit popullor, zhdukja e pronës private, ndërtimi i bazës ekonomike të socializmit, fitorja e revolucionit ideologjik e kulturor, lufta për ndërtimin e plotë të shoqërisë sceialiste sollën shndërrime të thella në F. Krijimi i F. së re sociaiiste është një proces i gjatë që kryhet nëpërmjet luftës klasore kundër mberurinave patriarkale, feudale, horgjeze e mikroborgjeze, kundër koncepteve që ulin personalitetin e gruas. Në RPSSH, F. është qelizë bazë e shp4ërisë socialiste. «Martesa dhe familja janë nën kujdesin dhe mbrojtjen e shtetit» (neni 49 i Kushtetutës). F. me një e dy kurorë zënë 96% të numrit të përgjithshëm të familjeve. F. mbështetet në bashkësinë e mendimeve e të idealeve të anëtarëve të saj, në dashurinë e sinqertë ndërmjet burrit e gruas, në respektin e dashurinë e ndërsjelltë midis prindërve e fëmijëve, në unitetin e interesave e të idealeve me ato të shoqërisë dhe në traditat më të mira të popullit. Të gjithë anëtarët e F. kanë të drejta të barabarta, kanë për detyrë të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të marrin pjesë sipas aftësive e mundësive në ngritjen e mirëqenies materiale dhe në zhvillimin kulturor të F. Funksioni kryesor i F. në socializëm është rritja dhe edukimi patriotik-revolucionar me normat e moralit komunist i brezit të ri të aftë për ndërtimin dhe mbrojtjen e socializmit. Edukimi në F. ka përmhajtje shoqërore dhe është pjesë përbërëse e edukimit komunist. PP8H, pushteti popullor, organizatat e masave dhe gjithë shoqëria i japin F. ndihmë të gjithanshme për kryerjen e këtij funksioni të rëndësishëm dhe për forcimin e mëtejshëm të saj. F. në socializëm ruan edhe funksionin ekonomik që kryhet në kushtet e reja të rendit socialist. Marrëdhëniet juridike midis anëtarëve të familjes rregullohen nga Kodi i familjes.

(A.Do.—Xh.D.—K.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Familja


[cite]