FASULJA
✤ (Phaseolus vulgaris, L.). Bimë barishtore njëvjeçare kacavjerrëse ose jo e familjes bishtajore (Leguminosae) e lartë deri 400 cm, me gjethe të përbëra nga 3 gjethëza, 4-6 cm, të piota në formë zemre, me lule të bardha të ‘ vendosura në vile sqetullore që ka deri 6 lule. Lulëzon në qershor-korrik, bën frut një bishtajë me fara në madhësi të ndryshme. F. është meprejardhje nga Amerika e J. Në Shqipëri mbillet kudo e thjeshtë ose në bashkëshoqërim me misrin. Njihet një numër i madh kultivarës^, të cilët marrin ernrin e krahinës ku rriten, si: F. e Peshkopisë, e Korçës, e Shijakut, e Kallmëtit etj. Instituti i Kërkimeve Bujqësore në Lushnjë (shih) bën një punë seleksionuese në popullatat e vendit. Kokrrat e F. kanë vlera të mëdha ushqimore. Sipërfaqja e mbjellë me F. në v.1983 përbën 3% të sipërfaqes së mbjellë me kulturat e arave. Prodhimi i saj kundrejt v.1938 është rritur 4.3 herë, kundrejt v.1960 mbi 3 herë, kundrejt v.1970 1.5 herë. Përdoret si bishtajë e njomë, e konservuar, dhe e thatë. Mielli i F. i përzier në masën 5-10% me atë të grurit rrit shijen e bukës.

(N.Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fasulja


[cite]