FATOSAT
✤ Nxënës të shkollës tetëvjeçare deri në moshën 9 vjeç (klasat I,II,III). Veprimtaria e tyre në shkollë e jashtë saj zhvillohet nën drejtimin e Organizatës «Pionierët e Enverit» (shih). Me ta punojnë pionierët më të mirë, që quhen miqtë e fatosave. Këta përgatitin fatosat për të hyrë në Organizatën e Pionierit. Në radhët e kësaj organizate pranohen nxënës që janë shembull në mësim, sjellje e në çdo gjë tjetër. Ceremonia e pranimit zhvillohet para kompanisë ose çetës së pionierit. Betimin solemn të. pionierit e bëjnë para flamurit. Për fatosat botohet revista e tyre e posaçme «Fatosi» (shih).

(Xh.Be.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fatosat


[cite]