FAUNA ENDEMIKE


FAUNA ENDEMIKE
✤ Tërësia e kafshëve që jetojnë në një trevë të caktuar, zakonisht të kufizuar. Në rajonet e izoluara siç janë liqenet e thella, vendet ■maiore, .isfiujtx etj. mbizotëron endemizmi më i theksuar. |Cafshë endemike ndeshen në vendet malore, ku terreni mjaft i thyer e me mikroklima të shumta ka ndikuar për ruajtjen e kafshëve relikte, si dhe për formimin e llojeve të reja. Në zonën e Kelmendit gjenden lloje endemike të Kolembolave (kandra pa krahë) si Bilobella zekoi, Bilobella albanica, Tetracanthella albarnordica etj. Lloje endemike takohen edhe në liqenin e Ohrit. Nga 33 lloje butakësh 26 janë endemike si Micromelania (Trachyochridia) filocinçta, Valvata ochridana, Aucylus improvisus etj. Edhe korani (shih) është lloj endemik i këtij Iiqeni.

(N.Pe.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fauna Endemike


[cite]