FEIZAZHI


FEIZAZHI
✤ Pikturë që ka si objekt pamje të natyrës e të mjediseve. Në Shqipëri si gjini e mirëfilltë arti i ka fillimet në veprën e Kolë Idromenos (shih) në disa P. të tij me vlera («Shkrepi i Ulqinit», 1897, «Oborri i shtëpisë shkodrane» 1932-33 etj.). Pas tij Simon Rrota pikturon P. me tematikë etnografike. Në periudhën e Pavarësisë e më vonë kjo gjini u lëvrua nga një radhë piktorësh. P. mori vlera të veçanta në veprën e gjerë të peizazhistit të shquar Vangjush Mio (shih), i cili përmes motivesh karakteristike të rrugëve e rrugicave të Korçës, të liqenit të Pogradecit etj. me ngjyra të pastra, delikate e me dritë shpreh gëzimin para bukurisë së natyrës shqiptare. Zef Kolombi (shih) me ngjyra të thella në P. e tij të Elbasanit etj. pasqyron një gjendje shpirtërore të trishtuar.

Pas Çlirimit në P. hyjnë motive të shndërrimeve socialiste dhe koloriti i tyre i kthjelluar shpreh optimizmin e jetës së re.. Kjo vërehet edhe në veprimtarinë e piktorëve më të vjetër, si në P. e Sadik Kacelit. P. i realizmit socialist u lëvrua gjërësisht sidomos pas viteve 70, duke u pasuruar me motive të reja.

Në P. e Aristotel Papës, Kujtim Buzës, Nestor Jonuzit dhe të shumë piktorëve të tjerë që trajtojnë edhe P., futet më shumë mendimi e nëpërmjet një koloriti të pasur, të larmishëm e me ndjenjë optimiste, pasqyrohet bukuria plot dritë e natyrës shqiptare edhe e shndërrimeve të saj në socializëm. Krahas maleve, fushave e fshatit soeialist P. i realizmit socialist pasqyron edhe qytetet e reja, uzinat e kantieret.

(K.Bu—A.Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Feizazhi


[cite]