FISHTA GJERGJ


FISHTA GJERGJ
✤ (1871-1940). Shkrimtar dhe publiqist reaksionar, përfaqësuesi kryesor i ietërsisë klerikale-katolike. Që në fund të shek.XIX mori pjesë gjallërisht në jetën politike dhe kulturore t>ër të forcuar në të ndikimin e klerit katolik. Në vitin 1913 e deri më 1938, me ndonjë ndërprerje të shkurtër, drejtoi revistën «Hylli i Dritës», një nga tribunat më aktive të reaksionit klerikal. Në shkrimet e tij publicistike luftoi me tërbim kundër ideve përparimtare. Më 7 prill 1939 përshëndeti pushtimin e vendit nga forcat fashiste italiane. Krijimtaria letrare e tij është shumë e gjerë dhe e larmishme; shkroi vjersha, poema dhe drama etj. Vepra e tij kryesore është poema Lahuta e Malëcisë (botuar e plotë më 1937) një panoramë poetike e ngjarjeve kryesore histotiie të viteve 1878-1912, të pasqyruara nga pozitat e Merit katolik; në .të Gj.F. himnizoi prapambe:;en e jetës së malësisë, patriarkalizmin, padijen, lartësoi mercenarizmin etj. Më 1923 shkroi pamHetin me vargje Gomari i Babatasit që drejtohej kundër laicizimit të shkollës, dhe, në përgjithësi, kundër përparimit shoqëror dhe kulturor të vendit. Një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij letrare përshkohet nga fryma e besimtarisë fetare. (V.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fishta Gjergj


[cite]