FISI
✤ Grup njerëzish në shoqërinë primitive me lidhje të afërme gjaku, me gjuhë e me zakone të njëjta, që mbështetej në pronën e përbashkët. Ishte njësia hazë e organizimit të jetës e të proclhimit shoqëror. Me lindjen e pronës private F. u shpërbë dhe vendin e tij e zuri shoqëria me klasa. Mbeturina të F., duke pësuar ndryshime gjatë shekujve, arritën deri vonë.
F. në kuptimin e mëvonshëm popullor dhe etnografik përbëhej nga një grup njerëzish të afërm që rridhnin nga një baba i përbashkët, me doke e zakone të njëjta dhe që jetonin në një territor të përbashkët me një ose disa fshatra. Në zonat malore të Shqipërisë së Veriut dhe në Labëri me këtë fjalë kuptoheshin disa breza që njihnin një të parë të përbashkët, ndërsa në viset e tjera të Shqipërisë ky grup ka qenë më i vogël e nuk i kalonte shtatë-tetë hrezat.
F. dallohej nga dy grupe kryesore tiparesh: tiparet ekonomike apo prodhuese dhe tiparet shoqërore ideologjike. Nga ana ekonomike F. e karakterizonin zotërimi i përbashkët i mjeteve kryesore të prodhimit, të tokës, bagëtive, kujria, pashtraku, e drejta e parablerjes etj. Tiparet shoqërore ideologjike si marrëdhënie të njerëzve me njëri-tjetrin përfshinin kuvendet, ekzogaminë, gjakmarrjen, ndihmën e ndërsjelltë, besën, nderin etj. Në përgjithësi hashkimi i F. në Shqipëri ka pasur karakter ideologjik, pasi me mbizotërimin e pronës private,funksioni ekonomik ishte prishur. Lidhje të ndërlikuara historike organizimi fisnor ka pasur me bajraket (shih), ndërsa gjurmë të organizimit fisnor janë ruajtur në kanunet, në veçanti në Kanunin e Lekë Dukagjinit (shih). Revolucioni popullor dhe ndërtimi i shoqërisë socialiste i zhdukën bazat shoqërore të mheturinave fisnore. Megjithatë disa mbeturina të mendësisë fisnore gjenin shfaqje të shkëputura deri vonë si në ekzogaminë, hakmarrjen, ndihmën e padrejtë dhënë njerëzve të afërm etj.
(A.Do.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fisi