Perimet e familjes bostanore

 

KASTRAVECI është një bimë barishtore 1-vjeçare që kultivohet për frutin e cili përdoret për ushqim.Ka shumë lloje që rriten në shumë vise të botës.Origjina e tij nuk dihet saktësisht por mendohet se rrjedh nga India veriore ku kultivohej qysh para 4000 vjetësh

Kastraveci ishte një nga perimet e para që kultivohej sistematikisht në Lindje, për arsye se 96% të tij përbëhet nga uji dhe përdorej kryesisht për të freskuar organizmin e për të shuar etjen.Kastraveci është i pasur në Ca, K, P, si dhe vitamina A e C.Kaliumi i kastravecit ndihmon në ruatjen normale të tensionit, ndërsa mineralet e tjera ndihmojnë për të patur thonj të fortë dhe flokë të shëndetshëm.Për arsye të kalorive të pakta që përmban, kastraveci përbën një ushqim të rëndësishëm për ata persona që duan të humbasin në peshë.Në Indi e përdorin kastravecin për të ekuilibruar shijen pikante të gjellëve të tyre.Kastraveci ka veti pastruese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në irritimet e lëkurës e sidomos të syve.Kastraveci ka aftësi diuretike,çka e bën atë një faktor të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet urinare.Kastraveci përmban disa substanca të quajtura sterole, të cilat ulin nivelin e kolisterinës së dëmshme në gjak.
Kastraveci rrit jashtëqitjen e toksinave dhe acidit urik nga veshkat.Në vendin tonë kastraveci mbillet në një sipërfaqe mbi 1500ha.Sistemi rrënjor është i degëzuar dhe shtrihet në pjesën sipërfaqësore të tokës.Kërcelli është barishtor i tipit zvarritës ose kacavjerrës, fibroz, i brinjëzuar, i degëzuardhe sipërfaqe të pushëzuar.Gjethet janë të mëdha të vendosura në kërcell në formë pëllëmbore, me të çara të thella tulore dhe me push. Përballë gjetheve vendosen lozet.Lulja shfaqet herët në ndërnyjën e tretë ose të katërt, ka kurorë me ngjyrë të verdhë dhe me aromë të lehtë.Lulet e kastravecit janë momoike.Fruti përfaqëson një peponoid në formë cilindrike pak a shumë të zgjatur, me ngjyrë të gjelbërt.Pulpa ka ngjyrë të bardhë.Farat kanë formë oblike të shtypur me ngjyrë të bardhë në të verdhë. Pesha e 1000 farave është 30-33gr, fuqia mbirëse e tyre ruhet 4-5 vjet.Temperatura minimale për mbirje është 12-140C, optimalja 25-350C.Fara mbin pas 4-5 ditësh në temperature optimale.kastraveci është specie e ditës indiferente.Në ditë të shkurtër dhe temperaturë të ulët rritet prodhimi i luleve femërore, ndërsa në ditë të gjatë dhe temperaturë të larta rritet numri i luleve mashkullore.kastraveci ka kërkesa të larta për ujë dhe lëndë ushqyese.Preferon toka me lagështi konstante dhe të ajrosura mire, të ngjeshura, të freskëta dhe të pasura me lëndë ushqyese, me vlerëpH-I 5.5-7.5.Për ujitje përdoret ujë me temperature 15-200C.Ujitjet bëhen të shpeshta dhe me sasi të vogla uji, faza më kritike për ujë është ajo e zmadhimit të frutit.Përsa i përket nevojave për lëndë ushqyese raporti midis elementëve kryesorë është 1N:0.5P:1.4K, si dhe ka kërkesa të larta për Ca dhe Mg.Për plehërim përdoret plah organic e dekompozuar mire 400-800kv/ha në fushë dhe 1500-2000kv/ha në serra sasi e cila përmbyset gjatë punimit të tokës sëbashku me 150-200kg/ha P2O5 dhe 100-150kg/ha K2O në rastin e tokave me mungesë potasi.Lagështira relative optimal duhet të jetë në nivelin 70-90%.Përgatitje e mirë e tokës është thelbësore për rritjen normale të kastravecit.Punimi i tokës bëhet menjëherë pas shkuljes së parabimës në thellësinë 30-35 cm.Pak kohë përpara mbjelljes bëhet punimi i dytë dhe nëse është nevoja edhe punime të tjera sipërfaqësore.Përpara punimeve sipërfaqësore, në varësi nga natyra dhe shkalla e infeksioneve të sëmundjeve, apo dëmtuesve në tokë, bëhet dezinfektimi i tokës me mënyra termike ose kimike.Shtrati ku mbillet kastraveci ngrihet lehtësisht, për të lejuar krijimin e vllajave.Përgatitja e tokës në këtë mënyrë është e rëndësishme në mbjelljet e hershme, të ftohta dhe me ujëra nëntokësore të cekëta, si edhe në tokat e rënda.Përgjatë vllajave shtrihen tubat e ujitjes dhe më pas toka mbulohet me fletë plastike për të minimizuar evapotranspirimin dhe për të parandaluar ngritjen e kripërave në sipërfaqe.Mbjellja e fidanëve në distancat e përcaktuara midis tyre, bëhet rrafsh ose pak mbi sipërfaqen e tokës.Mbjellje të thella e vendosnin sistemin rrënjor të bimëve në shtresa ku temperatura e tokës është më e ulët dhe në këtë mënyrë do të zvogëlohej intensiteti i rritjes së sistemit rrënjor të bimëve dhe rriteshin mundësitë e prekjes së tij nga sëmundjet  kërpudhore shkaktarët e të cilave jetojnë në tokë.Menjëherë pas mbjelljes bëhet ujitja e bollshme e bimëve, për të realizuar lidhjen e shpejtë dhe uniforme të tyre me tokën.Në varësi nga drejtimi i prodhimit, sezoni dhe specifikat e mjedisit të kultivimit kastraveci mund të mbillet me farë direkt në tokë, me fidanë të zakonshëm dhe me fidanë të shartuar.Mbjellja me farë direkt në tokë kërkon temperatura relativisht të larta.Temperatura optimale e mbirjes është 25-300C.Në këto temperatura mbirja realizohet për 3-4 ditë.Procesi i mbirjes është i reduktuar në kushtet e temperaturave të ulëta, për arsye se këto të fundit janë shkaktare të denatyrimit të proteinave apo edhe të dëmtimeve më të rënda në embrionet e porsambira.Shkalla e ulët e mbirjeve të farave të kastravecit në temperatura nën 150C, mund të jetë rrjedhojë e qetësisë së farave.Bima formon sistem rrënjor të fuqishëm që depërton më në thellësi të tokës dhe u siguron bimëve më shumë qëndrueshmëri kundrejt temperaturave të larta dhe streseve ujore.Mbjellja me fare në fushë bëhet me gropa duke vendosur 4-5 fara/grope, me distance midis rreshtave 1-1.5m dhe midis gropave në rresht 0.4-0.5m.Pas mbirjes bëhet rralimi duke lënë 1-2 bimë/grope dheduke siguruar 1.5-3 bimë.m2.Po këto të dhëna shënohen edhe kur kastraveci kultivohet serra.Norma e fares është 3.5kg/ha kur mbillet direct me fare dhe 1-1.5kg/hakur mbillet me fidanë të përgatitur në farishte.Mbjellja me përgatitjen paraprake të fidanit.Fidanët e kastravecit dallohen midis fidanëve të tjerë perimorë për intensitetin e lartë të rritjes.Farat e kastravecit janë me përmasa të mëdha.Në këto fara gjendet një sasi e madhe yndyrnash 49% dhe proteinash 35% të peshës së farave të zhveshura, të cilat sigurojnë një sasi të konsiderueshme lëndësh rezervë për rritjen e fidanëve, përpara se gjethet embrionale dhe ato të vërteta të fillojnë aktivitetin fotosintetik.Farat e mëdha sigurojnë gjithashtu përmasa fillestare relativisht të mëdha të fidanëve.Kjo mundëson një fillim të shpejtë të shfrytëzimit të dritës dhe aktivitetit fotosintetik.Në këtë mënyrë, fidanët e kastravecit, bëhen të gatshëm për trapiantim në rreth 3 javë, përkundrejt 6-8 javëve që kërkohen për domaten, apo specin.Prodhimi i fidanëve të kastravecit realizohet në kaseta, polisteroli ose plastike ose në formate të ndryshme individuale vazo, gota, etj.Kërkesë specifike e prodhimit të fidanëve të kastravecit është vëllimi relativisht i madh i moduleve ku prodhohen fidanët.Për këtë arsye zgjidhen kaseta ku përmasat e moduleve janë me diametër jo më pak se 6-8cm.Në varësi nga përmasat e moduleve për prodhimin e fidanëve, mosha e këtyre të fundit, varion nga 25-40 ditë.Në përputhje me moshën e tyre, në momentin e mbjelljes, fidanët e kastravecit duhet të kenë 2-5 gjethe të vërteta.Kultivimi me fidanë të shartuar ka një histori gati 100 vjeçare.Shartimi ikastravecit ka një sërë epërsisë si: rritja e qëndrueshmërisë së bimëve kundrejt shumë sëmundjeve shkaktarët e të cilëve jetojnë në tokë dhe shkaktojnë vyshkje në bimë (fusariozat, verticilliozat, etj), rritjen e qëndrueshmërisë së bimëve kundrejt temperaturave të ulëta të tokës dhe përmirësimi i intensitetit të asimilimit të elementëve të ndryshëm ushqyes nga toka, rritja e qëndrueshmërisë së bimëve kundrejt mungesës së ujit në tokë, rritja e qëndrueshmërisë së bimëve kundrejt kripëzimi, rritja e qëndrueshmërisë së bimëve kundrejt nematodave, etj.Shërbimet agroteknike janë të njëjta me kulturat e tjera perimore, por ka edhe disa masa specifike siç është krasitja.Krasitjet janë shërbimi më i rëndësishëm për kastravecin në sera.Qëllimi i krasitjes është të influencojë ose të rregullojë raportet midis rritjes vegjetative dhe frutifikimit të bimëve, si dhe t’u sigurojë bimëve më shumë ajër duke lehtësuar frymëmarrjen e bimëve dhe kufizuar prekjen nga sëmundjet.Në krasitjen e kastravecit është shumë i rëndësishëm momenti i lejimit të formimit të frutit të parë.Vjelja dhe ruajtja e prodhimit për konsum të freskët fillon para zhvillimit përfundimtar të frutit, 60-80 ditë pas mbjelljes dhe vazhdon 2-3 muaj.Tek kastraveci për industry vjelja fillon 50-60 ditë pas mbjelljes çdo 2-3 ditë.Kastraveci për konsum të freskët nuk p nuk përshtatet gjatë  për ruajtje pas vjeljes, ato mund të ruhen 15-20 ditë në frigorifer në temperature 8-10oC dhe në mjedise me lagështi të lartë ajrore 85-90%.

[cite]
Comments
All comments.
Comments