Perimet e familjes solanore

DOMATJA kultivohet për frutet e saj të cilët kanë përmbajtje të latë të ujit 94-95% dhe vlerë të ulët energjetike 22-24 kalori/100gr. Frutet janë të pasur me vitamina dhe kripëra minerale. Elementët mineralë (mg/100gr) përmbahen në këto vlera: 12gr Na, 267gr K, 11gr Ca, 13gr Mg, 0.4gr Fe.Llojet dhe sasitë e vitaminave që gjenden në frutet e domates janë: 0.50mg A (karoteni ose provitamina), 0.06mg B1 (tiamina), 0.04mg B2, 0.80mg PP dhe acidi nikotinik.Nisur nga përmbajtja e vitaminave dhe e kripërave minerale, vlerat ushqyese e domates janë më të ulëta se shumë perime të tjera, por ajo zë vendin e parë përsa i përket dietës së konsumit të përgjithshëm, si rezultat i përdorimit të madh të saj.Domatja ka përmbajtje të madhe të likopenit i cili është lëndë me ndikim të madh si antioksidant dhe parandalon një sërëe sëmundjesh.Përveç përdorimit në gjendje të freskët, sasi të mëdha të domates përpunohen në mënyrë industriale dhe artizanale/shtëpiake në lëngje, salcë, turshi dhe prodhime të thata.Domatja shfrytëzohet si ilaç për tretjen e ushqimit, si dhe rregullimin e tensionit të lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, reumatizmit, sëmundjes së verdhëzës, etj.Është bimë barishtore 1-vjeçare e familjes Solonaceae e cila në kushtet e origjinës, pra në kushtet më të favorshme klimatike, ka tendencë ekzistuese të përjetshme.Sistemi rrënjor i domates është e zhvilluar mirë, fibroz, shumë i degëzuar dhe mund të shkojë thellë por pjesa më e madhe e rrënjëve mbeten në shtresëne parë prej 30cm.Kërcelli i domates është barishtor, i pushëzuar, i drejtë në fazat e para vegjetative.Rritja e kërcellit është e tipit simpoidial, me element të formuar me 2-3 gjethe dhe një lulesë, ku element të tillë përsëriten pambarim ose përfundojnë me lulesë të përcaktuar.Në sqetullën e çdo gjetheje zhvillohen embrione të rinj të cilët zhvillohen si ato kryesorët duke i dhënë bimës formën kaçubore.Gjethet e domates vendosen në kërcell të këmbyera, janë të tipit shtatëpendor të parregullta.Lulet e domates janë me bishta të nyjëzuar ose jo dhe vendosen në lulëri në formën e bistakut të  rrushit.Përbëhen nga kupa dhe kurora me 5 pjesë.Thekët formohen nga qese pjalmore dy kthinëshe të bashkuara në majë.Vezorja është e mbitëshme, shumëdhomëshe, me pistil me trup të zgjatur përjashta.Fryti te domatja është një bak me ngjyra të ndryshme nga e verdhë në të kuqe, ngjyrë e cila ndryshon në varësi të natyrës dhe raportit midis dy pigmenteve kryesorë likopenit dhe karrotenit B.Fruti përbëhet nga perikarpi ose lëvorja e hollë, mezokarpi mishtor dhe endokarpi I cili formohet nga 2 ose më shumë dhomëza të përbëra nga indi i placentës  ku formohen një numër i madh farash.Farat përbëjnë 0.25% të peshës së frutit, janë në formë veshke të shtypur, ngjyrë gështenjë të qartë të mbuluar me push të dendur.Pesha e 1000 farave ëshë 30-33gr.Aftësinë mbirëse fara e domates e ruan për 4-5 vjet.Llojet e domateve janë të shumta dhe klasifikohen në bazë të kritereve të ndryshëm si forma e frutit (bakeve), tipi i rritjes, cikli i kultivimit etj., por më kryesori është klasifikimi në bazë të drejtimit të përdorimit ku domatet klasifikohen në: domate për konsum të freskët, për industry dhe për ruajtje. Në vendin tone kanë gjetur përhapje të madhe kultivarë dhe hibridë të tillë si Agimi, Tirana, C-23 industrial, Zemër kau IPP KA-651  dhe hibridet Vivia, Fitorja A, Fitorja B etj..Domatja është e përshtatshmë për klimë të butë. Kultivohet në fushë të hapur në periudhën pranverë-verë, ndë, ndërsa në serra gjatë gjithë vitit.Këkesat ndaj temperaturës domatja i ka të mëdha gjatë të gjitha fazave të rritjes dhe zhvillimit të saj.Temperatura minimale e mbirjes është 9-10oC dhe optimalja 20-30oC. Në këto kushte mbirja rezlizohet 4-6 ditë.Bimët e reja janë të ndjeshme ndaj të ftohtin dhe në 0oC ato dëmtohen lehtësisht.Pas daljes së kotiledoneve, temperaturat relativisht të ulëta 11-12oC qëndrojnë të tilla rreth 2 javë, favorizojnë  formimin e një numri të madh lulesh të lulërisë së I, II si dhe zgjetje të hershmërisë.Temperaturat shumë të larta, sidomos në mbjelljet verore, provokojnë zgjetjen e ndërnyjeve dhe rritjen e kateve të lulërive.Temperatura minimale e rritjes është 8-10°C, për lulëzim dhe frutifikim temperatura minimale gjatë natës duhet të jetë  13-14°C, në të kundërt rrezikohet mbirja e pjalmit dhe fekondimi i ovulave, i cili stimulon trashjen e frutit. Kur temperature kalon 40°C, kryesiht në verë, ndodh rrëzimi i luleve.Temperatura optimal e ditës për rritjen dhe frutifikimin e domates janë 22-26°C.Temperaturat më të ulëta se optimalja gjatë lulëzimit ndikojnë në zgjetjen e bistakut lulor, ndërsa atom ë të larta se optimalja shkaktojnë shkurtimin e tyre.Lidhur me kërkesat ndaj dritës domatja konsiderohet si specie indiferente.Induktimi i luleve kryhet në të gjitha stinët me intensitet drite10000-40000lux. Sasia globale e energjisë diellore kushtëzon zgjetjen e ciklit vegjetativ.Në serra gjatë mbjelljeve dimërore duhen 90-100 ditë nga mbjellja deri në fillim të vjeljes, ndërsa në verë mjaftojnë 60-70 ditë.Në serra merret parasysh niveli i lagështirës relative të ajrit dhe i CO2.Lagështira duhet 55-60% dhe niveli i CO2 të jetë 1000-1200ppm.Domatja kërkon regjim ujor të alternuar.Në fillim të rritjes dhe deri në lulëzim bimët shfrytëzojnë ujin e tokës gjë që favorizon futjen në thellësi të rrënjës.Nevojat maksimale të domates për ujë janë në fazën e rritjes së frutave.Domatja për tavolinë e kultivuar në në serra ka kërkesa të mëdha për ujë.Për një prodhim 1200-1400kv/ha, duhen 14000m3/ha në toka me texture mesatare dhe 17000 m3/ha në toka ranore.Sistemi më i mirë i ujitjes është ai me pika në serrë dhe në formë shiu per domaten e prodhuar për industri. Domatja është e qëndrueshme ndaj reaksionit të dobët acidik me vlerë pH 6–7, ndërsa nuk përballon reaksionit alkalik të tokës.Kërkesat për lëndë ushqyese ndryshojnë në varësi të tipit të kulturës.Domatja është bimë potasdashëse por ajo kërkon edhe fosfor e azot në raportin 1N:0.4P2O5:1.7K2O në serra, ndërsa në fushë ky raport është 1:0.2:1,4.Në serra për një rendiment 1200kv/ha tërhiqet nga toka kjo sasi elementësh ushqyes: 0.27kg N, 0.102kg P2O5, 0.46 K2O.Ndërsa në fushë të hapur për një rendiment 600kv/ha tërhiqen nga toka 0.388kg N, 0.76kg P2O5, 0.442 K2O. Për të plotësuar nevojat e tyre në të dy rastet përdoren plehra shtesë, por me teknika dhe sasi të ndryshme.Në serra përdoren organike dhe fosfatike 150kg/ha në plehërim bazë, vazhdohet me plehërim të lëngshëm me N dhe K2O deri sa të arrihet doza 400-500kg/ha N dhe 700-900kg/ha K2O.Gjatë kultivimit të tyre në fushë të hapur kur domatja kultivohet për industry, plehërimi bazë kryhet me 80-100kg/ha N. 200-250kg/ha P2O5 dhe 150kg/ha K2. Gjatë prashitjes së bimëve pëve përdoret 40-60kg/ha N.Domatja përshtatet mirë në të gjithë tipet e tokave, por preferon tokat me shkrifërim mesatar të pasura me lëndë organike, të drenuara dhe me vlerë të pH-it 6.2-7.Domatja kultivohet me fidanë, por mund të mbjellet drejtpërdrejt me farë në fushë të hapur kryesisht për nevojat e industries përpunuese.Përgatitja e fidanit është njëra nga hallkat më të rëndësishme të prodhimit të domates.Ato përgatiten me mënyrën tradicionale në serra, shtretër të nxehtë apo tunele etj., ose mund të blihen në ndërmarrje apo fermerë që i prodhojnë ato.Mënyra më e mirë është prodhimi i tyre në kontenierë.Fidani i domates mbillet në serra në nëntor-dhjetor në rojaonin jugor dhe në shkurt-mars në rajonin qendror dhe verior.Në fushë të hapur fidani mbillet në pranverë.Fidanët në çastin e mbjelljes në vendin e përhershëm duhet të kenë këta tregues për serra:peshë mesatare 10-15gr, gjatësi 15-20cm, trashësi kërcelli 0,4-0,5cm, 8-9 gjethe dhe lulërinë e parë të diferencuar.Për domaten e hershme në fushë:peshë mesatare 8-10gr, gjatësi 12-15cm, trashësi kërcelli 0,3-0,4cm, 6-8 gjethe dhe lulërinë e parë në fillim të diferencimit.Tendenca që vrehet në ndonjë rast, për të nxjerrë më shpejt fidanët në serrë apo fushë, pa përmbushur kërkesat e përshkruara, bënë që në serra me ngrohje të rriten shpenzimet, kurse në serrat diellore dhe fushë të dëmtohet hershmëria e prodhimit.Përgatitja e tokës për ndërrim të fidanëve është e rëndësishme për kultivimin domates. Nëpërmjet punimit të tokës krijohet regjim i mirë ujë-ajër shumë i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e domates.Përgatitja e tokës fillon menjëherë pas largimit të parabimës.Në vjeshtë bëhet punimi bazë i tokës në thellësi 30–35cm.Në pranverë bëhet punimi plotësues i tokës i cili ka për qëllim shkrifërimin sa më të mirë të sipërfaqes.Qarkullimi bimor, domatja nuk duhet të kultivohet dy e më tepër vjet rresht në të njëjtën sipërfaqe.Ajo nuk e përballon kultivimin në monokulturë.Në të njëjtën sipërfaqe mund të mbillet pas 3–4 viteve.Parabimët më të përshtatshme janë bimët leguminoze, barërat shumëvjeçare, qepa, karota, etj.Ndërrimi i fidanëve në fushë të hapur bëhet atëherë kur kalon rreziku i temperaturave të ulëta.Në kushtet kontinentale kjo arrihet në fund të prillit dhe në fillim të majit.Distancat në të cilat mbillen fidanët janë të ndryshme dhe ato varen nga vetitë e kultivarit.Kultivarët me rritje madhe kanë distancë 70–90cm midis reshtave dhe 40 cm midis bimëve në rresht, ndërsa tek kultivarët mesatarë 70x30cm.Përkujdesja gjatë vegjetacionit.Domatja gjatë gjithë vegjetacionit kërkon kujdes intensiv.Përveç masave të zakonshme të përkujdesit (ujitja, plehërimi, mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit, etj.), tek domatja ndërmerren edhe disa masa specifike si: sigurimi i mbështetësve, largimi i sqetullorëve etj.Numri i ujitjeve varet nga tipi i tokës, temperaturat e ambientit të jashtëm, fazat e rritjes dhe zhvillimit të bimëve, etj.Ujitja mund të bëhet në forma të ndryshme.Në prodhimtarinë intensive të domates zbatohet në tërësi ujitja përmes sistemit me pika.Mbulimi i sipërfaqes ndërmjet rreshtave (mulçimi) me materiale plastike të zezë jep efekte positive, pasi nuk ka nevojë për prashitje mes rreshtave, nuk ka barishte të këqija, uji shfrytëzohet më mirë, toka është më e nxehtë, rritja e bimëve është më intensive dhe të gjitha këto ndikojnë në rritjen e rendimentit.Plehërimi plotësues i bimëve fillon 10–15 ditë pas ndërrimit deri në fazën e lulëzimit dhe formimit të fryteve.Këshillohet që pas çdo vjeljeje të bëhet një plehërim.Largimi i sqetullorëve është masë e rregullt gjatë kultivimit të kultivarëve të domates.Largimi i tyre bëhet në mënyrë të vazhdueshme, kur ato arrijnë gjatësi 4–5cm.Ato mund të largohen në forma të ndryshme, por duhet pasur kujdes që gjatë largimit të tyre mos të dëmtohen pjesët tjera të bimës. Sistemi mbështetës është masë e domosdoshme për mbarërritjen e domates.Mbështetëset mund të jenë të formave të ndryshme.Në fazën e fundit të vegjetacionit te domatja bëhet largimi i gjetheve të thara.Domatja për konsum të freskët kryhet duar duar kur frutat janë pjekur dhe kryesisht në pjesët e freskëta të ditës.Ajo fillon pas 90-100 ditë pas mbjelljes në serra dhe 60-70 ditë në fushë të hapur.Prodhimi në serra arrin 1000-1500kv/ha.Në fushë të hapur prodhimi është 600-700kv/ha.Ruajtja e prodhimit të freskët mbas vjeljes varet nga shkalla e pjekurisë së frutave.Rezultate të mira merren kur frutat ruhen në temperature 5-70C dhe lagështi relative 85-90% për 2-3 javë.Vlejla e frutave për industri bëhet në pjekjen e plotë të tyre duar duar ose me një ndërhyrje të vetme kur shumica e prodhimit është pjekur plotësisht.Rendimenti i domates në këtë rast është 500-800kv/ha në muajt gusht-shtator.

[cite]
Comments
All comments.
Comments