Perimet e familjes ombrellore

 

KAROTA është bimë shumë të rëndësishme për ushqimin e njeriut.Përmbajtja e lartë e karotenoideve e bën në mënyrë të veçantë karotën shumë të rëndësishme për mirë rritjen  e fëmijëve. Karota duron temperaturat e ulëta deri në -5, -60C. Kërkesat për ujë, tokë dhe plehra të karotës janë të mëdha. Në kushtet e mungesës së ujit frutrrënjori i karotës mbetet i parritur dhe i deformuar. Karrota kërkon toka të lehta, të pasura me lëndë organike dhe që e ruajnë mirë lagështinëdhe të përgatitura mirë.Në teknologjinë e prodhimit të karotës, përgatitja e mirë e tokës është gjithashtu e një rëndësie të veçantë.Ajo ka fara të vogla dhe që mbijnë me vështirësi, kështu që ajo kërkon toka të përgatitur shumë mirë. Mbjellja e karotës mund të kryhet në kohë të ndryshme të vitit, por afatet më të zakonshme janë në pranverë (Janar-Shkurt) dhe vjeshtë (Gusht-Shtator).Mbjellja bëhet në rreshta, me dorë në sipërfaqe të vogla, ose e mekanizuar. Meqenëse karota ka farë të imët, ajo përzihet me rërë, për ta shpërndarë më lehtë dhe uniformisht.Farat e tyre mund të përzihen gjithashtu edhe me farë sallate, e cila meqenëse mbin shpejt, shërben si shënues i rreshtave të bimëve ende të pambira.Pas mbjelljes tre janë shërbimet më të rëndësishmit: ujitja, rrallimi dhe lufta kundër barërave të këqija.Ujitja është e domosdoshme për sigurimin e mbirjeve.Duhen disa ujitje në formë shiu, çdo 2-3 ditë, derisa të fillojë mbirja e bimëve.Ujitjet vazhdojnë edhe gjatë vegjetacionit, por gjithmonë me norma të vogla uji dhe pa lejuar të formohen vatra uji mbi tokë.Në të kundërt bimët preken rëndë nga sëmundjet kërpudhore.Rrallimi është proces shumë i rëndësishëm për sigurimin e numrit optimal të bimëve.Ai kryhet në fazën e 2-3 gjetheve, duke lënë vetëm 150-200 bimë/m2.Mos kryerja e rrallimit, ose kryerja me vonesë e tij e ul prodhimin dhe dëmton cilësinë e frut rrënjorëve. Luftimi i barërave të këqija është jetik për bimët e porsambira. Luftimi i tyre bëhet duke i trajtuar tokën para ose gjatë mbjelljes me herbicide me natyrë selektive. Luftimit të barërave të këqija i shërbejnë gjithashtu prashitjet periodike, të cilat në përgjithësi shoqërohen me plehra kimike. Karota reagon shumë mirë ndaj fosforit kur është në moshë të re. Për këtë arsye, plehërime shoqëruese me azot dhe fosfor janë shumë të dobishme për mbjelljet e hershme të karotës.

[cite]
Comments
All comments.
Comments