Kultivimi i kërpudhave
Kërpudhë quhet zakonisht pjesa e dukshme e mykeve shumëqelizore.Janë rreth 38.000 varietete të kërpudhave në botë, disa prej tyre janë të ngrënëshme dhe disa shumë toksike.
Tregu furnizohet kryesisht nga kërpudhat e bardha të kultivuara, perle, Portobello, crimini, kërpudha të konservuara dhe kërpudha të egra.
Kërpudha ka vlera të larta ushqyese, përmbajnë të lartë proteinash dhe natriumi, të ulta në yndyrë të ngopur dhe aspak kolesterol.Për arsye të pranisë të të gjitha aminoacideve esenciale është e cilësisë së lartë, shumë më superiore nga proteinat bimore, duke iu afruar cilësisht proteinave shtazore.Gjithashtu është burim i pasur i fibrave dietetike dhe vitaminave C,B kompleks,Fe, Zn, Mn, P, K, Cu
Vetitë e dobishme
Zvogëlon nivelin e kolesterolit pasi përmban enzima dhe fibra.Përmbajtja e lartë e proteinës së varfër në energji kontribuon në “shkatërrimin” e kolesterolit të lartë, pasi bëhet tretja e kërpudhave.
Veprim mbrojtës nga kanceri i gjirit dhe kancerit të prostatës.Bashkërendimi i acidit linoleik dhe beta-glukanit në përmbajtje japin vetinë e aktivitetit antikanceror.
Rregullator i sheqerit në gjak.Vlera ushqyese si dhe përmbajtja e saj me enzima dhe insulinë ndihmon në uljen e glukozës që përmbajnë ushqime të caktuara.Antibiotikët natyrorë që përmban, mbrojnë kundër infektimeve të gjymtyrëve të krijuara për shkak të diabetit.
Përmirësim i sistemit imunitar.Ergothionina një nga antioksidantët natyror më të fuqishëm që përmban kërpudha, mbron kundër radikaleve të lira që ulin mbrojtjen e trupit.Antibiotikët dhe sidomos Penicilina, po ashtu dhe vitamina A, C dhe B kompleks që gjenden në kërpudhat, forcojnë sistemin imunitar.
Zvogëlim i presionit të gjakut për shkak të përmbajtjes së kaliumit.
Aktivitet Antibakterial për shkak të përmbajtjes së bakrit.
Marrje e mjaftueshme kalciumi.Kërpudhat janë të pasura në kalcium, i cili ndihmon për ashte të forta, funksionin e sistemit nervor, etj.Kjo është një zgjedhje e mirë për gratë që janë në menopauzë dhe kanë nevoja të mëdha për kalcium.
Kultivimi i kërpudhave Shampinjon
Lagështia e ambientit në zonën e mbulesës duhet të sillet prej 60 -65%, kurse lagështia e ajrit 90–95,5%.Mënyra më e mirë që të realizohet është që uji i ngrohtë dozohet me ndihmën e spërkatëseve në formë të mjegullës.Nëse pa vendosjes së mbulesës ajo lagët sipas rregullit, atëherë ujitet disa ditë.Pas kësaj në dhjetë ditët e ardhshme vetëm pak spërkatet dhe kështu mbahet lagështia e nevojshme dhe kjo vetëm për aq sa është humbur lagështa nga avullimi i ujit (2-3 l/1 m2).Sa herë që mbulesa është forcuar dhe ngjeshur dhe se vështirë lëshon ujin bëhet me kujdes një capitje me dorë ose ma grabuja të veçanta.Para kësaj, mbulesën është mirë që të spërkatet me tretje të fungicidit dhe insekticidit.Pas dy javësh, pas vendosjes së mbulesës, temperatura mbahet 22-250C.Gjatë 8-10ditë mecilet e shampinioneve e rrisin mbulesën gati deri te maja 2mm nën sipërfaqe.Kjo vërehet lehtë kur paraqitet shkëlqimi blu në të bardhë.Atëherë temperaturën duhet zbritur në 5-70C, kurse lagështia e ajrit 85–90%.Me rastin e ajrosjes, përkatësisht me rastin e lëvizjeve të sforcuara të ajrit, zvogëlohet temperatura në objekt, por edhe lagështia, që do të ngadalësojë zhvillimin e fryteve, prandaj tregohet.Nëse në objekt hyn ajri i thatë, atëherë ajri duhet të kalojë nëpër lecka të lagëta në mënyrë që të fitojë lagështi dhe të evitohen pasoja të pakëndshme.Kur në sipërfaqe të mbulesës paraqiten grumbuj të vegjël të mecelëve (bishtave të kërpudhave), është shenjë se po formohen karporforët vendet e mbirjes e kërpudhave.Shampinioni në objekt kultivimi vilen prej 4-5 herë.Koha midis dy vjeljeve zakonisht është një javë.Koha e vjeljes zgjatë rreth 45ditë.Në këtë periudhë në objektin ku rriten kërpudhat duhet siguruar kushtet vijuese.Gjatë kohës së vjeljes temperatura e substratit duhet të jetë zakonisht 15-170C.
Përgatiti:
Terezina Vukzaj