Perimet e familjes kompozite

 

SALLATA kultivohet për gjethet dhe kokës e saj dhe përdoret e freskët, për përgatitjen e sallatave dhe për dekorimin e ushqimeve të caktuara.Sallata ka vlerë të ulët energjetike.Përmbajtja e lëndëve të thata në sallatën me kokë ka 0,6-3% albumina, 0,1-2,3% karbohidrate dhe 0,3-0,6% yndyrë dhe 0,8-1,3% materie minerale.Prej vitaminave gjenden vitamina C, B1,B2, beta karotinë dhe K.Kripërat minerale janë kryesisht Fe, Mg, P, K dhe Zn.Gjethet e sallatës e kanë ngjyrë të fortë të gjelbër e cila i jep sasi të madhe të klorofilit.Sallata përmban edhe lëndë me ngjyrë, klorofilin dhe antocianin.Lëngu i sallatës shfrytëzohet për zvogëlimin e temperaturave të larta.Ajo shfrytëzohet edhe në kozmetikë për përgatitjen e preparateve kozmetike.Llojet e ndryshme të sallatës kanë prejardhje prej regjioneve të ndryshme të botës.Sallata me kokë është e njohur shumë herët, gjegjësisht ka prejardhje nga regjionet e Detit Mesdhetar.Në botë sallata kultivohet në rreth 1 milion ha.Rendimentet mesatare sillen prej 15-40 ton/ha.Është bimë e qëndrueshme ndaj temperaturave të ulta. Ajo duron deri në -5, -60C.Për këtë arsye në zonat e ngrohta ato kultivohet në fushë të hapur edhe gjatë dimrit. Sallata jeshile ka kërkesa të mëdha për dritë dhe është bimë e ditës së shkurtër.Sikurse spinaqi, edhe sallata kur zgjatet dita mbi 12orë, nxjerr kërcenj lulorë dhe lulëzon.Kjo është arsyeja, që këto bimë duhet të mbillen në vjeshtë ose herët në pranverë.Kohët e fundit janë krijuar megjithatë kultivarë sallate që mund të rriten pa lulëzuar edhe gjatë verës. Kërkesat për ujë, tokë dhe plehra të sallatës janë të mëdha.Në kushtet e mungesës së ujit, gjethet e sallatës mbeten të vogla dhe të ashpra.Ajo kërkojnë toka të lehta, të pasura me lëndë organike dhe që e ruajnë mirë lagështinë.Sallata zhvillon masë të madhe vegjetative kur plehërohet me plehra azotike.Por shpërndarja e tyre duhet bërë me kujdes sepse teprica e tyre në tokë bën që në gjethet e bimëve të grumbullohen me shumicë lëndë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.Për të parandaluar këtë rrezik, plehërimet me plehra azotike ndërpriten 3-4 javë përpara fillimit të vjeljes.Toka përgatitt duke bërë një ose disa punime të  mekanizuara ose edhe me krahë në kushtet e serave pa mundësi mekanizimi.Toka këshillohet të përgatitet në formën e vllajave të ngritura dhe mbjellja në formën e lentave.Sallata mbillet me farë direkt në vendin e përhershëm. Në këtë rast kërkohet përgatitje shumë e mirë e tokës dhe fara hidhet në brazda të cekëta, zinxhir. Pas mbirjes së plotë, bimët rrallohen duke i lënë në distancat e paracaktuara, ndërsa shërbimet e tjera janë të njëjta me ato të sallatave të kultivuara me fidanë.Ndonëse, mbjellja me fidanë me rrënjë të zhveshura është mënyra më e përhapur, rezultate më të mira arrihen nëpërmjet shfrytëzimit të kubikëve.Prodhimi i fidanëve në këtë rast realizohet në kaseta polisteroli, ose plastike me dendësi 400-500 fidanë/m2.Fidanët e sallatës bëhen të gatshëm për mbjellje, 25-30 ditë pas mbjelljes, kur kanë formuar 4-5 gjethe.Në rastet e mbjelljes së fidanëve me rrënjë të zhveshura, rrënjët priten lehtësisht dhe banjëzohen, kurse gjethet e bimëve duhet të lihen të pa prekura.Distancat e mbjelljes së bimëve këshillohet të jenë 30-40 cm midis rreshtave dhe 15-20 cm midis bimëve, në varësi nga pjelloria e tokës, kultivari dhe koha e mbjelljes. Shërbimet që i kryhen sallatës gjatë vegjetacionit janë të thjeshta.Ato konsistojnë në zëvendësimin e bimëve që nuk kanë zënë, apo janë dëmtuar, 1 ose 2 dy prashitje, ujitjet dhe plehërimet. Ujitjet duhet të jenë të shpeshta, por me doza të vogla uji.Ato duhet të kryhen në orët e para të ditës dhe mundësisht në ditë me diell, në mënyrë që gjethet e bimës të jenë të thata gjatë orëve të natës.Një masë e tillë është shumë e rëndësishme nëse ujitja e bimëve bëhet në formë shiu.

[cite]
Comments
All comments.
Comments