FLOTA DETARE TREGTARE SHQIPTARE


FLOTA DETARE TREGTARE SHQIPTARE
✤ Ndërmarrje në varësi të Ministrisë së Komunikacioneve, që administron mjetet e transportit detar të brendshëm e të jashtëm dhe drejton shfrytëzimin e tyre. Pas shtetëzimit të atyre pak mjeteve të transportit detar që gjendeshin më 1945, u krijua sektori shtetëror i transportit detar, që përfshinte në atë kohë gjithsej 41 barka druri me 1.975 tonë aftësi bartëse, shumica e të cilave ishin të amortizuara dhe dolën shumë shpejt jashtë përdorimit. Gjatë planeve pesëvjeçare, me rritjen dhe zhvillimin e transportit detar (shih) këtij sektori iu shtua gradualisht tonazhi me anije të madhësive të nçlryshme, gjë që diktoi dhe përmirësimin e formës së organizimit. Kështu më 1956 u organizua F.D.T.Sh. me qendër në Durrës si ndërmarrje më vete. Më 1980 F.D.T.Sh. e shtriu veprimtarinë e saj edhe në transportin ujor të brendshëm, duke organizuar shërbimin e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nëpër liqenin e Fierzës. Më 1960, aftësia bartëse e anijeve që administroheshin nga F.D.T.Sh. u rrit 5.6 herë në krahasim me tonazhin e anijeve që kishte vendi në . 1938, ndërsa më 1980 kjo aftësi bartëse ishte 29 herë më e madhe se më 1960.

(L.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Flota Detare Tregtare Shqiptare


[cite]