FLORA
✤ Tërësia e llojeve të bimëve që rriten në një territor të caktuar. Bimësia që e përbën dhe shoqërimet bimore të territorit të dhënë varen nga kushtet ekologjike të mjedisit dhe veprimtaria e njeriut. Në kuptimin e ngushtë F. përfaqëson tërësinë e bimëve pteridofite dhe fanerogame, duke përjashtuar bimët kriptogame, historikisht të zhvilluara më parë e që përfshijnë bakteret, algat, kërpudhat, likenet dhe briofitet.
F. e Shqipërisë në raport me sipërfaqen e vendit është një nga më të pasurat me lloje në Evropë. Ajo përbëhet nga 160 familje, 50 rende dhe nga më shumë se 3200 lloje (specie) kryesisht spontane dhe ardhacake (adventive). Disa familje përbëhen nga lloje të shumta e të përhapura gati në gjithë territorin, si bishtajoret (Leguminosae), gramoret (Graminaceae), kompozitoret (Compositae), trëndafiloret (Rosaceae), kryqoret (Cruciferae), karafiloret (Caryophyllaceae), buzoret (Labiatae) etj F. e Shqipërisë është formuar kryesisht në epokën e terciarit. Si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve graduale gjeomorfclogjike e të klimës mjaft bimë u shkatërruan plotësisht, kurse disa të tjera me aftësi të madhe përshtatjeje u ruajtën deri në ditët tona. Të tilla janë kryesisht bimët drunore, siilqeja (Quercus ilex, L), dafina, gështenja e kalit (shih) etj. Bimësia e vendit tonë ka lidhje të ngushta floristike me shumë vise evropiane. Pjesa më e madhe e llojeve bimore të Shqipërisë u përket F. të vendeve holarktike. Lloje të tilla (që në pjesën më të madhe janë mesdhetare) janë të përhapura kudo, por më shpesh në zonat e ahishteve e të kullotave alpine. Lidhjet me viset J të Evropës përfaqësohen nga bimët tipike mesdhetare, të përhapura kryesisht në zonën.. e makies. Në tërësi F. e Shqipërisë. ka natyrë mesdhetare. Njëkohësisht, Shqipëria si rrur gë e rëndesishme migracioni floristik në Ballkan ka edhe një F. specifike të përfaqësuar kryesisht nga bimët endemike (shih), të cilat sqarojnë drejtimet e evolucionit të F. sonë. Mjaft lloje të tilla shqiptare ruhen në disa herhare kryesore të Evropës, ose edhe të kultivuara në kopshte botanike. Bimët janë të shpërndara në territorin e Shqipërisë nga ranishtet bregdetare deri në majat e larta të masiveve malore. Në përputhje me kërkesat ekologjike dhe sidomos klimatike, ato formojnë disa zona bimësie (fitoklimatike), si zona e pyjeve dhe e shkurreve mesdhetare (shih: makiet), e dushkajave (shih), dhishteve (shih) dhe kullotave alpine (shih). Në secilën zonë bimësie llojet e F. përbëjnë formacione dhe grupime bimore të kategorive të ndryshme fitosociologjike, si asoeiacione, aleanca, rende e klasa.
F. ka rëndësi të veçantë ekonomike. Bimët klasifikohen edhe sipas vetive të përdorimit si bimët mjekësore dhe aromatike që përmbajnë lëndë aktive dhe esencash, bimët spontane foragjere (shih) më vlera ushqimore për kafshët dhe vlerë për përmirësimin e bazës ushqimore të vendit:bimet regjëse (shih), bimët ngjyruese, mjaitëse, zbukuruese (shih), bimët drunore të pyllit etj.
Për F. e Shqipërisë janë kryer shumë punime e studime shkeneore e me karakter praktik. Ndihmesë për një kohë të gjatë ka dhënë Kolë Paparisto (shih). Arritje e rëndësishme është hartimi i Florës. së RPS të Shqipërisë. Janë botuar Flora e Tiranës, Dendroflora e Shqipërisë etj., si dhe mjaft studime të tjera në buletinet shkeneore të UT, të Institutit të Lartë Bujqësor. (Xh.Q.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Flora