FONDET XHIRUESE
✤ Pjesë përbërëse e fondeve të ndërmarrjeve socialiste (shih) dhe të kooperativave bujqësore. Ato përbëhen nga lënda e parë, materialet, pjesët e ndërrimit, lënda djegëse, produkti i pambaruar, produkti i gatshëm, mjetet monetare që arkëtohen nga realizimi i produkteve etj. Përdorimi i tyre më me kursim është një burim i rëndësishëm për shfrytëzimin e efektivitetit të prodhimit shoqëror.
(M.Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fondet Xhiruese
[cite]