FONDI I AKUMULIMIT


FONDI I AKUMULIMIT
✤ Pj esa e të ardhurave kombëtare që përdoret për zhvillimin e pandërprerë të forcave prodhuese, për zgjerimin e sferës joprodhuese dhe për shtimin e rezervave. Nga pikëpamja materiale F. i A. përbëhet kryesisht nga mjete prodhimi dhe pjesërisht nga sende konsumi; nga pikëpamja e vlerës ai përfaqëson pjesën më të madhe të produktit për shoqërinë. Në RPS të Shqipërisë për fondin e akumulimit është përdorur mesatarisht rreth 30% e të ardhurave kombëtare. Në planin e shtatë pesëvjeear është parashikuar të përdoret për këtë fond 31-33% e të ardhurave kombëtare. Gjatë pesëvjeçarit të 6-të (1976-1980) 62,1% e fondit të akumulimit është përdorur për shtesë të mjeteve kryesore prodhuese, 21,8% e tij për shtesë të mjeteve kryesore joprodhuese dhe 16,1% për shtesë fondesh të tjera (shih edhe Akumulimi socialist).

(F.I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fondi I Akumulimit


[cite]