FONDI I LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE
✤ Fond që përbëhej nga ndihmat në të holla dhe në natyrëj.si armë, municione, veshmbathje, ushqime etj. që jepte populli për nevojat materiale të Partisë dhe të Luftës ANÇ. F. I
A.NÇ. u krijua në bazë të letrës që KQ i Përkohshem i PKSH u dërgoi komiteteve qarkore të Partisë në janar 1942, ato porositeshin që të organizonin mbledhjen e ndihmave nga populli si një nga hurimet për të plotësuar nevojat që kishin çetat e më vonë batalionet partizane për armatime e veshmbathje, ushqime etj. Megjithatë burimi kryesor për furnizimin e forcave partizane me armë, municione e teknikë ishte dhe mbeti armiku, të cilit ato i rrëmbeheshin gjatë luftimeve ose me aksione të guximshme në depot e kazermat e tij. Në bazë të direktivës së KQ të Përkohshëm të PKSH F. i L.A. NÇ do të krijohej vetëm mbi baza krejt vullnetare dhe ndihma nga populli do të shërbente njëkohësisht edhe si një mjet i rëndësishëm për të forcuar lidhjet e organizatave të Partisë, të komunistëve dhe këshillave NÇ me masat e gjera të qytetit e të fshatit.
Gjatë viteve të Luftës ANÇ, organizatat e Partisë dhe ato të Frontit NÇ organizonin herë pas here fushata për mbledhjen e ndihmave për Partinë, për Lëvizjen NÇ dhe për Ushtrinë NÇ. Disa prei tyre kanë pasur karakter kombëtar, si p.sh. «Java e Partisë Komuniste», që u organizua me direktivë të KQ të Përkohshëm të PKSH prej 19-26.1.1942. Populli ynë, megjithëse atëherë kishte mundësi financiare e materiale shumë të kufizuara, dha pa kursyer gjithçka pati për fitoren mbi fashizmin e tradhtarët. Ndihmat e tij luajtën një rol të rëndësishëm për plotësimin e nevojave të Luftës ANÇ në të holla e në mjete të tjera. Këshilli i Përgjithshëm i Frontit NÇ vuri në çarkullim bileta me vlerë të ndryshme (1,2,5 franga) me mbishkrimin «Fondi i Luftës Antifashiste NÇ», të cilat u jepeshin personave që ndihmonin me të holla.
(M.Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fondi I Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare