FONDI I KONSUMIT
✤ Pjesë e të ardhurave kombëtare që përdoret për plotësimin e nevojave materiale e kulturore gjithnjë më të mëdha të punonjësve. Nga pikëpamja materiale F. i K. përbëhet nga sende konsumi, ndërsa nga pikëpamja e vierës ai përfshin produktin për vete dhe një pjesë të produktit për shoqërinë. Mbi bazën e shtimit të produktit shoqëror në RPS të Shqipërisë është siguruar shtimi i vazhdueshëm i F. të K. Kjo ka bërë të mundur që të plotësohen nevojat e shtesës natyrore të popullsisë, të sigurohet shtimi i vazhduesliëm i konsumit për frymë, të përmirësohet struktura e tij dhe të ngushtohen në mënyrë të vazhdueshme dallimet thelbësore ndërmjet punonjësve të qytetit e të fshatit, si bhe dallimet ndërmjet atyre të punës mendore dhe të punës fizike.
Sipas karakterit të burimeve të formimit dhe të përdorimit F. i K. ndahet në fond vetjak konsumi dhe në fond shoqëror konsumi. Fondi vetjak i konsumit përfaqëson atë pjesë të F. të K. që përdoret për ushqim, veshmbathje, pajisje, hanim, ngrohje, ujë, ndriçim dhe për nevoja të tjera jetësore e kulturore të popullit. F.V. i K. përbën rreth 85% të F. të K. të popullit. Ai formohet nga pagat e punonjësve të sferës prodhuese e joprodhuese, të ardhurat prej sigurimeve shoqërore, bursa etj., të ardhurat që fshatarësia siguron nga ekonomia e përhashkët dhe nga oborri kooperativist. Masa e F.V. të K. varet nga madhësia e produktit të përgjithshëm shoqëror, nga përpjesëtimi i ndarjes së të ardhurave kombëtare hë fond akumulimi dhe fond konsumi, nga përpjesëtimi ndërmjet F.V. të K. dhe F.Sh. të K.
F.Sh. i K. formohet nga një pjesë e produktit për shoqërinë dhe ka për qëllim plotësimin e nevojave të përbashkëta të anëtarëve të shoqërisë. Me F.Sh. të K. mbulohen shpenzimet materiale të përditshme që bën shoqëria për të mbajtur sferën joprodhuese. Këto shpenzime shtojnë konsumin e të mirave materiale nga ana e punonjësve. F.Sh. i K. përbën një nga rrugët për ngritjën e mirëqenies së popullit, nëpërmjet tij plotësohen një radhë nevojash shoqërore, të cilat nuk mund të sigurohen plotësisht nga F.V. i K. Fondi shoqëror i konsumit përfaqëson një filiz të shpërndarjes komuniste. Në RPS të Shqipërisë pesha e F.Sh. të K. është rritur vazhdimisht, nga 10,9% që ishte pesha e tij në fondin e përgjithshëm të konsumit të popullit gjatë viteve 1961-1965, në vitin 1982 arriti mbi 15%. Kjc rritje është hërë me ritme më të shpejta se ajo e shtimit të fondit të pagës.
(F.I.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fondi I Konsumit