GEGPRIFTI LLAMBI


GEGPRIFTI LLAMBI
✤ Veprimtar i shquar i Partisë dhe i shtetit, Kandidat i Byrosë Politike të KQ të PPSH në Kongresin VII të Partisë (1976), drejtor i Kombinatit të Autotraktorëve «Enver Hoxha» (1982). Lindi më 14.2.1942 në fshatin Potgozhan të Pogradecit në një familje të varfër fshatare. Ka kryer studimet në Fakultetin e gjeologji-minierave. Ka punuar si inxhinier e drejtues në sektorin e minierave, ku u dallua si organizator i aftë. Anëtar i PPSH më 1964. Kandidat i KQ të PPSH në Kongresin VI (1971) dhe anëtar i KQ të PPSH në Kongresin VII (1976). Në vitin 1974. u ngarkua me detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes Popullore, ndërsa në mars 1981 u emërua ministër i Industrisë che Minierave.

Si komunist e kuadër me përgjegjësi në organet drejtuese të Partisë e të shtetit ka punuar ma ndërgjegje të lartë e me besnikëri për :: Ltimin e vijës marksiste-leniniste të Partisë dhe mësimeve të shokut Enver Hoxha, për ndërtimin e sodalizmit dhe mbrojtjen e atdheut Deputet në Kuvendin Popullor nga legjislatura e nëntë (1978).

(S.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gegprifti Llambi


[cite]