GEGA
✤ Fshat në rrethin e Beratit (V) në Dregun e majtë të Devollit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: -Drizë e Frashër, popullsia gjithsej 2310. Emri i fshatit G. për, mendet që në shek.XVII. Te qafa e Kusarthit afër Drizës është bërë një luftim kundër forcave zogiste më 1924. Në mars 1943 u ngrit Këshilli NÇ. Kolektivizimi u bë më 1956. G. është qendër e koop. së bashkuar «Rruga e Leninit», formuar më 1961. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, bimëve industriale e frutave. G. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, ambulancë, pikat e shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gega
[cite]