GJERBËSI


GJERBËSI
✤ Fshat malor në rrethin e Skraparit, në VL të Çorovodës, rrëzë malit Kulmak. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Gradec, Milovë, Shpatanj, Ujanik, Zaloshnjë, popullsia gjithsej 2311 banorë. Në fund të v.1942 u ngrit Këshilli NÇ. Bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i prodhimit është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. Më 1984 brigada e 6-të në Gj. mori 38 kv/ha grurë. Gj. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollën 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjerbësi


[cite]