GJIMNAZI I GJIROKASTRËS


GJIMNAZI I GJIROKASTRËS
✤ Një nga shkollat e para të arsimit të mesëm të përgjithshëm të vendit tonë, e themeluar më 5.11.1923. Ishte e para shkollë ku studionin djem e vajza bashkë, myslimanë e të krishterë. Me veprimtarinë e gjithanshme politike dhe jashtëshkollore të udhëhequr nga mësues përparimtarë, Gj. i Gj. që në fillim u bë një vatër antizogiste dhe antifeudale ku hynë idetë revolucionare. Pas pushtimit fashist të vendit më 1939 duke iu kundërvënë përpjekjeve për fashistizim lufta e nxënësve të gjimnazit u bë edhe më e vendosur. U bojkotua organizimi i rinisë fashiste, mësimi i edukatës fashiste, nderimi në mënyrë fashiste etj.

Me themelimin e PKSH filloi lufta e organizuar kundër pushtuesve fashistë dhe tradhtarëve të vendit. Nxënësit dhe mësuesit e Gj. të Gj. morën pjesë gjallërisht në këtë luftë. Nga radhët e nxënësve dhe të mësuesve të kësaj shkolle dhanë jetën për çështjen e

madhe të atdheut 48 dëshmorë nga të cilët 4 Heronj të Popullit. Me çlirimin e atdheut Gj. I Gj. i hapi përsëri Dyert më 9.IV 1945. Sot është shkollë e mesme e përgjithshme me emrin «Asim Zeneli». Në kuadrin e masivizimit të shkollës është shtuar mjaft numri i nxënësve, e krahas vënies së brendisë së procesit mësimor mbi baza të drejta ideologjike e shkencore, janë gjallëruar rrethet shkencore, artistike e sportive. Sh. Enver Hoxha e’ ka vlerësuar lart rolin e kësaj shkolle në letrën që i dërgoi kolektivit të nxënësve e mësuesve në nëntor 1973 me rastin e 50-vjetorit të saj. (Sh.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjimnazi I Gjirokastrës


[cite]