GJIMNASTIKA


GJIMNASTIKA
✤ Tërësia e ushtrimeve fizike të lira ose në vegla, që bëhen për zhvillimin harmonik trupor, për forcimin e shëndetit ose si përgatitje e përgjithshme për sportet e tjera. Ka 3 Iloje kryesore: a) Gj. themelore: e përgjithshme dhe higjienike; b) Gj. sportive që përfshin ushtrime të lira dhe në veglat paralele, hekur, unaza, kalë me doreza e tra drejtpeshimi, akrobacinë sportive dhe Gj. artistike; c) Gj. ndihmëse në prodhim, në sportet dhe për mjekim. Në palestrën e një shkolle S-vjeçare. Para Çlirimit përfaqësohej vetëm me ushtrime në disa shfaqje shkollore, por nuk hynte as në programet mësimore. Pas Çlirimit Gj. është bërë masive, përfshihet në të gjitha shkollat si pjesë e rëndësishme e edukimit fizik. Kampionati kombëtar i parë u bë më 1949. Shkolla e parë e fizkulturës u hap më 1948, tani përgatitja bëhet në shkollën e mjeshtërisë për gjimnastikën pranë Institutit të Lartë të Kulturës Fizike (shih) dhe në shumë klasa sportive.

(F.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjimnastika


[cite]