GJINIA
✤ Lidhje afrie, e cila sipas traditës etnografike vjen nga vija e nënës. Gj. përfshinte të gjithë ata që rridhnin nga një nënë e përbashkët sado e largët, qoftë dhe që ishin ushqyer me qumështin e saj apo me rrjedhën e qumshtit të saj. Nëdisa krahina ndërmjet njerëzve të një Gj. lidhjet martesore ishin të ndaluara. Kjo ndalesë shkonte vetëm në 2-3 breza. Kanuni i Lekë Dukagjinit në të cilin quhej «lisi i tamblit» e ndalonte martesën me pasardhësit e brezave. të një Gj. deri sa të mbahej mend. Gruaja ruante lidhje të afërta dhe gjente mbrojtje në Gj. e saj, e cila përgjigjej për tërë veprimet e gruas në shtëpinë e burrit. Mbeturina të Gj. kanë qenë edhe lidhjet e dajës me nipin e me mbesën; sipas së drejtës kanunore daja për nip dhe nipi për dajë merrnin hak.
(A.Do.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjinia
[cite]