GJINI MARK


GJINI MARK
✤ Figurë e dalluar e lëvizjeve çlirimtare shqiptare në fund të shek.XVI — fillimi i shek.XVII. Stërgjyshi i tij kishte qenë flamurmbajtës në ushtrinë e Skënderbeut dhe ishte vrarë kur Skënderbeu shkoi në Pulje., I ati kishte kryesuar delegacionin e kryengritësve shqiptarë pranë komandantëve të flotës së koalicionit të Lepantit më 1571. Më 1595 së bashku me Tomë Plëzhën (shih) porositi vulën për shkresat e kuvendeve shqiptare. Si përfaqësues i tyre shkoi në Napoli më 1596 për të paraqitur Çështjet e Shqipërisë në këshillin e Kurorës. U kthye në Lezhë më 1598 për të rekrutuar ushtarë, por e ndoqën venedikasit të cilët u orvatën ta vrisnin. Kuvendi { Dukagjinit (shih) e bëri përfaqësues kryesor. Më . 1607 kryesoi delegacionin pranë mbretrt të Spanjës, ku u paraqit me letra përcjellëse si «tribun ushtarak epirotas». Qortoi me të drejtë N^kollë Mekajshin për besimin e tepruar në disaxpersonalitete të huaja. Pas dështimit të përpjekjeve shqiptare për shkak të kontradiktave në gjirin e koalicionit evropian, veprimtaria e mëtejshme e M.Gj. nuk njihet.

(I.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjini Mark


[cite]