ÇËSHTJA E ADRIATIKUT
✤ (1919-1920). Çështje që lindi në Konferencën e Paqes në Paris për ndarjen e disa territoreve të ish-Perandorisë Austro-Hungareze gjatë bregdetit Adriatik të pretenduar njëkohësisht nga Italia e Jugosllavia. Përveç përfaqësuesve të të dy vendeve të interesuara drejtpërsëdrejti në luftën diplomatike për zgjidhjen e saj rnorën pjesë tri Fuqitë kryesore fituese të Luftës I Botërore: ShBA, Anglia dhe Franca. Në bisedimet për zgjidhjen e Ç.A. u përfshi edhe problemi shqipxar.

Italia nën preteksin e sigurimit të saj në Adriatik kërkonte të aneksonte një pjesë të Dalmacisë, disa ishuj gjatë bregdetit etj., sikundër ishte parashikuar në Traktatin e fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915. Këto pretendime u kundërshtuan, jo vetëm nga delegacioni i Beogradit, por edhe nga ai i ShBA, që nuk ishte nënshkrues i Traktatit, ndërsa kërkesa tjetër e delegadordt iialian për të aneksuar qytetin e Fmmes (Bijekën), me popullsi kryesisht italiane, nnk u miratua edhe nga përfaqësuesit e Francës dhe të Anglisë, sepse në bazë të Traktatit ai mbetej brenda kufijve të Jugosllavisë.

Gjatë bisedimeve u ‘paraqitën projekte të ndryshme. Kështu për ta shtyrë Italinë të hiqte dorë nga pretendimi i saj në tokat jugosllave, përfaqësuesit e SHBA i bënë asaj lëshime në Shqipëri duke i njohur mandatin mbi shtetin shqiptar dhe zotërimin e krahinës së Vlorës, sikundër ia kishin njohur Anglia me Francën në Traktatin e Fshehtë të Londrës. Për t’i marrë Jugosllavisë Fiumen e për t’ia kaluar atë Italisë, përfaqësuesit e Anglisë dhe të Francës në janar 1920 i ofruan Beogradit si shpërblim Shkodrën e Shqipërinë e Veriut.

Lufta diplomatike për Ç.A. nuk u zgjidh nga Konferenca e Paqes, por nga një kompromis midis Italisë e Jugosllavisë, të cilat nënshkruan më 12 nëntor 1920 Traktatin e Rapalos. Problemi shqiptar ishte shkëputur tanimë nga Ç.A.. Me zhvillimin me sukses të Luftës së Vlorës të vitit 1920 (shih) dhe me nënshkrimin e Protokollit shqiptaro-italian të 2 gushtit 1920, Italia u detyrua të tërhiqej nga Vlora dhe të njihte pavarësinë dhe tërësinë territoriale të shtetit shqiptar.

(M.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çështja E Abriatikut

[cite]