GJYQTARËT POPULLORË


GJYQTARËT POPULLORË
✤ Përfaqësues të zgjedhur nga këshillat NÇ që merrnin pjesë në gjykimin e çështjeve penale e civile në gjykatat enënprefekturave dhe të prefekturave (shih). Si institut i ri demokratik u ngrit me Ligjin mbi organizimin e përkohshëm gjyqësor, dt.17.5.1945. Gj.P. zgjidheshin përkatësisht nga këshilli NÇ i nënprefekturave (rrethit) ose ai i prefekturës(qarkut). Gjykatat popullore të nënprefekturave gjykonin me pjesëmarrjen e një gjyqtari të rendshëm si kryesues i trupit gjykues dhe i dy Gj.P. Gjykatat e prefekturave gjykonin çështjet civile me një gjyqtar të rendshëm dhe Gj.P., çështjet, penale me dy gjyqtarë të rendshëm dhe tre GJ.P., dhe në shkallë të dytë me dy gjyqtarë të ren~ dshëm e një GJ.P. Pas miratimit të Kushtetutës së vitit 1946 GJ.P. u hoqën dhe u zëvendësuan me ndihmësgjyqtarët (shih). (G.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjyqtarët Popullorë


[cite]